LAJMI I FUNDIT:

Një Picasso 10-vjeçar

Një Picasso 10-vjeçar

Pikturat e stilit surrealist të 10-vjeçarit Andres Valencia shiten për shuma mbi 150 mijë dollarë. Është e rrallë që dikush në këtë moshë të ketë kaq shumë sukses.

Një nga pikturat e Valencias u shit për 159 mijë dollarë në një ankand në Hong-Kong, ndërsa një tjetër për 230 mijë dollarë në një gala bamirësie në Itali. Deri tani ka fituar më shumë se 300 mijë dollarë.


Nëna e Andres, Elsa, thotë se disa prej tyre i janë dhuruar grupit bamirës të AIDS-it, amfAR, dhe shoqatës së bamirësisë për fëmijë, Box of Hope.

Andres thotë që njerëzit nuk duhet t’i nënvlerësojnë fëmijët: “Nëse shohin një fëmijë duke bërë skica në letër, shumë njerëzve nuk do t’u mbushej mëndja t’i vendosnin ato nëpër galeri arti. Ndonjëherë të rriturit thjesht nuk kuptojnë”. /DW/