Katër ish-drejtorë të ekzekutivit të kaluar të Komunës së Prizrenit, janë duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në këtë qytet. Ata, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ish-drejtorët e Drejtorisë së Urbanizmit të Prizrenit, Nijazi Kryeziu, Sadik Paçarizi, Visar Islamaj dhe ish-drejtori i Inspektoratit, Bujar Nerjovaj, dyshohen se kanë keqpërdorë detyrat e tyre zyrtare, duke lejuar ndërtime në pronën e Hekurudhës.
Bashkë me ish-drejtorët po hetohen edhe disa zyrtarë të tjerë të Komunës së Prizrenit.
I dyshuari Nijazi Kryeziu, aktualisht është këshilltar politik i kryeparlamentarit, Kadri Veseli. Ndërsa, Bujar Nerjovaj, zëvendësministër i Administratës Publike në Qeverinë e Ramush Haradinajt.
I dyshuari i tretë, Sadik Paçarizi, vazhdon të përballet me drejtësinë në rastin “Muja”.
Komuna e Prizrenit, ishte paditur nga kompania e hekurudhave NP IHK ‘Infrakos’ SH.A.,për lejimin e ndërtimeve në pronën e tyre.
Për disa muaj, Gjykata e Prishtinës, tërësisht e kishte bllokuar Planin Zhvillimor të Komunës së Prizrenit.
Kryetari i ri i Prizrenit, Mytaher Haskuka, pati vlerësuar sfidë serioze bllokimin e lejeve të ndërtimeve.
Ai këtë shqetësim ia kishte treguar edhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite në Prizren.
Pas arritjes së një marrëveshjeje, “Infrakosi” tërhoqi padinë, duke ia mundësuar Prizrenit, zhbllokimin e lejeve ndërtimore.
“Kjo marrëveshje është arritur pas përpjekjeve intensive të Komunës dhe bashkëpunimit me kompaninë e hekurudhave NP IHK ‘Infrakos’ SH.A., e cila është pajtuar që të arrihet pajtimi gjyqësor në gjykatë, me ç‘rast është tërhequr padia dhe Komuna e Prizrenit, do të bëjë realizimin e obligimeve të dala nga takimet e mbajtura dhe të përcaktuara me këtë marrëveshje. Kësisoj edhe është zhbllokuar puna e Komunës së Prizrenit, përkatësisht DUPH-së për dhënien e lejeve ndërtimore”, pati thënë Haskuka.
Pavarësisht zhbllokimit, Haskuka ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të zbardhin të vërtetën e ndërtimeve të dyshuar në pronën e Hekurudhës së Kosovës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, premtoi ndërkaq, zhvillimin e hetimeve ndaj të gjithë atyre të cilët kanë shkelur ligjin.
Prokurori Petrit Kryeziu, konfirmon fillimin e hetimeve ndaj zyrtarëve të cilët dyshohen se kanë keqpërdorë detyrën zyrtare, në rastin e ndërtimeve në pronën e “Infrakos”-it.
Ai, nuk ka pranuar të flasë në detaje për këtë rast.
“ Muajin e kaluar kemi filluar hetimet ndaj disa personave, dhe jemi duke i mbledhur provat”, tha shkurt Kryeziu për “PrizrenPress”.
Për shkak zhvillimeve të hetimeve, Kryeziu nuk ka pranuar t’i publikojë emrat e personave të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ndërkaq, sipas burimeve të “PrizrenPress”-it, në mesin e 12-të personave të dyshuar, 4 janë ish-drejtorë të Ekzekutivit të Ramadan Mujës.
Nijazi Kryeziu, Sadik Paçarizi, Visar Islami dhe Bujar Nerjovaj, janë “pista” kryesore e hetimeve të Prokurorisë Themelore në Prizren.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, në konferencën e fundit për media, ka konfirmuar ngritjen e 18-të aktakuzave ndaj të dyshuarve për uzurpim të pronës së “Infrakos”-it. Sipas tij, të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, do të japin përgjegjësi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025