Fëmijët nuk urinojnë me qëllim në shtrat. Këtë është me rëndësi ta keni parasysh, posaçërisht në mëngjes kur për të satën herë i gjeni çarçafët të lagur.
Një gjë është e sigurt, problemi nuk zgjidhet me dënim. Është mirë të mbani qëndrim të mirë në situata të tilla, sepse pa dyshim situata e tillë do të kalojë. Ndërkohë përpiquni të bëni disa veprime, transmeton Telegrafi.
Pse disa fëmijë vazhdojnë të lagen në gjumë mbi 6 vjeç? Arsyet janë të ndryshme, po nga ana praktike e ka rëndësi të njihen tipet e enurezës, ajo mund të jetë: parësore, dytësore ose shenjë.
Enureza parësore. Këta fëmijë vazhdojnë të lagen në mënyrë të pavullnetshme në gjumë pa ndërprerje dhe mbi moshën 6 vjeç. Kjo lidhet me pamjaftueshmërinë e funksionit të fshikëzës së urinës dhe të muskulit të qafës së saj që lejon e ndalon rrjedhjen e urinës si dhe me kontrollin e pamjaftueshëm asaj gjëndre (hipofizës) që gjendet në tru.
Në këto raste, pjekuria e plotë e këtyre dy mekanizmave, arrihet më vonë se në të tjerët, për rrjedhojë dhe kohëzgjatja e enurezës ndryshon nga një fëmijë në tjetrin.
Enureza dytësore. Në këto raste Enureza, është ndërprere, po mbas një kohe fillon përsëri. Kjo ndodh zakonisht për shkaqe emocionale ose stresi si p.sh. grindje e tensione brenda familjes, frikë e pasiguri nga ato që dëgjojnë nga prindërit se ç’mund të ndodhin, tensione në shkollë, largimi vëmendjes ndaj tij me lindjen e një fëmije tjetër etj.
Enureza si shenjë. Urinimi i pavullnetshëm në gjumë, mund të jetë vetëm një nga shenjat e sëmundjeve të sistemin urinar (infeksione, reflukse veziko ueterale të gradave të rënda, keqformime etj), sëmundjeve të sistemin nervor që kanë çuar prapambetje mendore, ose me dëmtimeve të rrugëve nervore (për shumë shkaqe, përfshi aksidentet) duke filluar prej fshikëza, në boshtin e kurrizit deri në tru më rrallë, shenjë e diabetit dhe epilepsisë.
Kur duhen medikamente
Për medikamente duhet menduar vetëm mbasi fëmija të ketë mbushur 6 vjeç; moshë kur çdo i shëndetshëm nuk duhet të vazhdojë të laget në gjumë. Për të pasur rezultatet e duhura dhe mënjanimin e rifillimit të enurezës, mjekimi duhet i zgjatur, nga 3-4 deri në 5-6 muaj.
Po prindërit, ç’mund të bëjnë
Në radhë të parë duhet të kenë bindje se fëmija i tyre urinon në gjumë pa dashje (jashtë vullnetit), se ata nuk janë dembelë e moskokëçarës (indiferentë) se në të vërtetë ata vuajnë më tepë se kushdo tjetër. Ankthi shtohet jo vetëm prej veprimeve jo korrekte të prindërve, po dhe jashtë shtëpisë për arsye se nuk mund të shkojnë ndonjë natë për të fjetur te të afërm ose shokë, frikës se sekretin mund t’ua dinë dhe të tjerët, ngacmimeve prej shokëve etj.
Çdo prind, për t’i ardhur në ndihmë fëmijës, duhet t’i qëndrojë gjithmonë pranë dhe ti bindi se kjo është një gjendje kalimtare të cilën e kanë kaluar dhe shumë të tjerë (duke e ilustruar dhe me ndonjë shembull, qoftë dhe të sajuar). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'