Tri rregulla të arta se si ngjyra e detit t’ju qëndrojë më gjatë
Lëkurën ushqejeni çdo ditë, posaçërisht kur shpesh qëndroni në diell. Kujdes të veçantë kushtoni pjesëve të trupit të cilat më së shumti ju thahen
Piling i rregullt
Edhe pse ideja e parë që pilingu eliminon nxirjen nga dielli, ky veprim është i rëndësishëm për nxirje afatgjatë të lëkurës. Shtresa sipërfaqësore e lëkurës qërohet përafërsisht çdo dy javë, andaj është me rëndësi t’i eliminoni qelizat e vdekura në mënyrë që rrezet e diellit të depërtojnë deri në lëkurë, transmeton Telegrafi.
Në këtë mënyrë krijohet nxirje e thellë e lëkurës e cila do të zgjatë gjithë verës. Për ten të nxirë në mënyrë të barabartë bëni piling të lehtë në çdo dy javë. Pilingun mund ta bëni edhe vetë duke përzier sheqerin dhe mjaltin, kafen dhe vajin e ullirit ose kokrrat e tërshërës dhe kripës.
Hidratimi i lëkurës nga jashtë dhe brenda
Ky veprim është shumë i rëndësishëm për ten me ngjyrë të barabartë. Lëkurën ushqejeni çdo ditë, posaçërisht atëherë kur më shpesh qëndroni në diell. Kujdes të veçantë kushtoni pjesëve të trupit të cilat ju thahen më së shumti. Këtë lehtë do ta vëreni, sepse lëkura në ato vende më shpejt thahet.
Për ten të skuqur gjatë rrezitjes përdorni produktet të cilat ofrojnë mbrojtje, mirëpo edhe hidratojnë dhe nxisin procese natyrale të nxirjes së lëkurës. Bashkë me këtë, lëkurën është e nevojshme ta hidratoni edhe nga brenda. Duke pasur parasysh që verës djersitemi më shumë, duhet të pimë mjaft ujë.
Shmangni dushin me ujë të ngrohtë
Dushi i gjatë me ujë të ngrohtë than lëkurën, prandaj përdorni ujë të vakët dhe xhele hidratuese për dush nëse dëshironi që lëkurën tuaj ta zbukurojë nxirja në afat të gjatë. Shmangni produktet për depilim me bazë thartire, sepse ato eliminojnë shtresën e lëkurës suaj bashkë me ngjyrën. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Urinimi në shtrat
Si të rrisni gjoksin me këto tri metoda natyrale
Vjellja te foshnjat si dhe fëmijët deri në moshën tre vjeçare
Çka ndodh kur narcisët bëhen prindër
Si të pastroni siç duhet qerpikët artificialë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit