LAJMI I FUNDIT:

Autori i masakrës në Vlorë vazhdon të jetë në arrati, policia urdhërohet ta vrasë 24-vjeçarin

Autori i masakrës në Vlorë vazhdon të jetë në arrati, policia urdhërohet ta vrasë 24-vjeçarin

E plotësuar- Forca të shumta policore të RENEA-s, FNSH-së dhe DELTA kanë lokalizuar vendndodhjen e 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, i cili kreu një masakër në fshatin Resulaj të Selenicës.

Deri më tani raportohet për 8 viktima dhe 6 të plagosur. Policia është urdhëruar t’i përgjigjet me zjarr 24-vjeçarit dhe ta ekzekutoje nëse ai do të bëjë rezistencë.


Policia po ashtu ka kërkuar ndihmë për identifikimin e autorit të masakrës me 8 persona në Vlorë pasditen e sotme.

Ajo bën të mundur një numër telefoni për çdo informacion të mundshëm për vendndodhjen e Ridvan Zykajt.

“Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa me shpejt te vendndodhjes së autorit të krimit dhe fton ata që të telefonojnë në numrin 069 41 10 242 si dhe në numrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin.
Policia e Vlorës sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi ti shmangen përballjes më të por të telefonojnë policinë.” 

Dyshohet se Ridvan Zykaj të jetë me probleme mendore. Konflikti mes dy familjeve të një fisi ka qenë për motive pronësie. Pas masakrës, 24-vjeçari është larguar bashkë me armën dhe dyshohet se fshihet në një shtëpi të braktisur.

——————–

Masakra në Vlorë, policia konfirmon vdekjen e 8 personave

Policia e Vlorës ka dhënë një informacion paraprak për masakrën me 8 viktima në fshatin Resulaj.

“Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj. Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Përplasje me armë në Vlorë, flitet për 8 viktima
Lexo po ashtu Përplasje me armë në Vlorë, flitet për 8 viktima

Dyshohet se përveç 8 viktimave ka edhe disa persona të tjerë që kanë mbetur të plagosur./Lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori