LAJMI I FUNDIT:

Përplasje me armë në Vlorë, flitet për 8 viktima

Përplasje me armë në Vlorë, flitet për 8 viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selenicë të Vlorës, ku 8 persona dyshohet të jenë vrarë me armë zjarri, ndërsa nuk dihet ende numri i të plagosurve.

Siç shkruan oranews.tv, dyshohet se viktimat janë pjesëtarë të të njëjtit fis.

Ngjarja ka ndodhur pas një përplasje me armë zjarri.

Dyshohet se ka pasur një konflikt mes dy familjeve të të njëjtit fis me mbiemër Zykaj.

Autori është një 24 vjeçar dhe po punohet për arrestimin e tij nga forcat e policisë së Vlorës, RENEA, FNSH dhe Delta.

Ndërkohë siç shkruan Shqiptarja.com, Policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen duke deklaruar se autori i kësaj ngjarje është një 24-vjeçar.

Ai ka qëlluar me breshëri në drejtim të tetë personave, nga të cilët 6 kanë humbur jetën në vend, ndërsa dy të tjerë rrugës për në spital.

Fshati Resulaj ndodhet rreth 60 minuta larg Bashkisë Selenicë. Shkak për ngjarjen paraprakisht dyshohet të ketë qenë një konflikt pronësie.

Burime të Shqiptarja.com, kanë thënë se autori dyshohet me probleme mendore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE.

Autori është ende në gjendje të lirë, ndërkohë që vijojnë kontrollet nga toka, ajri dhe deti.

RENEA-s dhe FNSH i është dhënë urdhër që t’i përgjigjen me zjarr 24-vjeçarit i cili është një rrezik permanent edhe për jetën e efektivëve.

Paraprakisht mësohet se shkak për ngjarjen ka qenë një konflikt i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.