eksperti-banner

Një person është arrestuar pasi një 26-vjeçar humbi jetën si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 22 qershor 2026, rreth orës 08:00.


"Viktima, mashkull kosovar, është lënduar nga një mjet pune derisa ishte duke kryer detyrat e tij në vendin e punës. Si pasojë e lëndimeve të marra, ai ka ndërruar jetë", thuhet në raport.

Në raport thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia njofton se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/