eksperti-banner

Të hënën Policia e Kosovës mori informatën për një mjet të dyshuar shpërthyes në stacionin e autobusëve në Prishtinë, i cili rezultoi të jetë alarm i rremë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.


“Prishtinë / 22.06.2026 – 18:27. Njësitet policore, pas pranimit të informatës për vendosjen e një mjeti të dyshuar shpërthyes në lokacionin e cekur, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme për të siguruar vendin e ngjarjes. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga njësitet e specializuara, ka rezultuar se lajmërimi apo kallëzimi ka qenë i rremë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/