LAJMI I FUNDIT:

Ledri takohet me Gashin para performancës në Sunny Hill Festival

Ledri takohet me Gashin para performancës në Sunny Hill Festival

Ylli shqiptar, Ledri Vula, është takuar me reperin shqiptar me famë botërore, Gashin.

Dy reperët janë takuar në prag të performancës së tyre në Sunny Hill Festival të shtunën.


I’m on my way to KOSOVO I feel like a little kid going to Disney World 👐🏼

A post shared by GASHi (@gashi) on Aug 9, 2018 at 12:32pm PDT

Ky është rikthim i madh për Gashin në vendlindje pas plot 18 vitesh.

Në një video të publikuar në Instastory shihet se Ledri e ka vizituar në hotelin e tij reperin e njohur, e dyshja kanë krijuar miqësinë kur Ledri ishte prezent në festivalin e mbajtur në Frauenfeld të Zvicrës.

“Pas 18 vitesh jam këtu, është një botë e re”, u shpreh GaShi në këtë video.

Reperi shqiptar me famë në Amerikë do të performojë në festival bashkë me Action Bronson dhe të tjerë artistë të mëdhenj ng estrada në atë që është mbrëmja e dytë, një mbrëmje e hip hopit.

Sonte performon Dua Lipa dhe biletat e fundit të festivalit mund t’i gjeni në SunnyHillFestival.com

/Telegrafi/