LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa dhe Sunny Hill përkrahin Institutin ATOMI

Dua Lipa dhe Sunny Hill përkrahin Institutin ATOMI

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe Fondacioni Sunny Hill kanë përzgjedhur Institutin ATOMI si njërën nga organizatat e Kosovës, të cilat ky fondacion do t’i përkrahë me një donacion. Në një ngjarje të organizuar dje në Prishtinë, këngëtarja Dua Lipa dhe udhëheqësit e Fondacionit Sunny Hill kanë bërë ndarjen e certifikatave të donacionit për organizatat e përzgjedhura.

“Instituti ATOMI ndihet i vlerësuar dhe falënderon Dua Lipën dhe Fondacionin Sunny Hill për konsideratën që kanë treguar për Institutin ATOMI dhe për përkrahjen e ofruar.


Gjithashtu, Instituti ATOMI falënderon të gjithë ata që e kanë propozuar dhe nominuar Institutin ATOMI për të qenë njëra nga organizatat përfituese të kësaj përkrahjeje”, thuhet në njoftimin e institutit. /Telegrafi/