LAJMI I FUNDIT:

Shtatëvjeçari rrëzohet nga kati i tetë i ndërtesës, banorët e shpëtojnë duke e pritur me batanije (Video)

Shtatëvjeçari rrëzohet nga kati i tetë i ndërtesës, banorët e shpëtojnë duke e pritur me batanije (Video)

Një djalë i vogël në jugperëndim të Kinës ka shpëtuar mrekullisht edhe pse është rrëzuar nga kati i tetë i ndërtesës – dhe kjo falë fqinjëve që menduan një ide kreative për ta shpëtuar nga më e keqja.

7-vjeçari është filmuar duke qëndruar i varur në dritaren e katit të tetë në qytetin Chongqing, ndërsa banorët ishin të shpejtë duke e marrë një batanije të madhe të cilën e shfrytëzuan si “jastëk” mbi të cilin mund të binte dhe të shpëtonte, transmeton Telegrafi.


Por, presioni dhe shpejtësia e madhe e rrëzimit bëri që batanija të shqyhet dhe vogëlushi të përfundon në tokë, megjithatë pasi është dërguar me urgjencë në spital është konstatuar se ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Për fat të mirë banorët e zonës e kishin vërejtur vogëlushin më herët, dhe kështu patën kohë të mjaftueshme që ta marrin batanijen dhe ta shfrytëzojnë si “jastëk” për ta amortizuar rrëzimin e djaloshit me fat.

Megjithatë, ende nuk dihet se si djali ka përfunduar i varur në dritaren e katit të tetë, ndërsa policia kineze ka njoftuar se ka filluar hetimet për këtë incident të tmerrshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori