LAJMI I FUNDIT:

Suksesi i vetëm i notarëve tanë në KE ‘Glasgou 2018’ ishte thyerja e rekordeve të mëparshme të Kosovës

Suksesi i vetëm i notarëve tanë në KE ‘Glasgou 2018’ ishte thyerja e rekordeve të mëparshme të Kosovës
(Foto: noc-kosovo.org)

Katër notarët tanë, Fjorda Shabani, Eda Zeqiri, Dren Ukimeraj dhe Dion Kadriu, kanë mbyllur garat në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Glasgou të Skocisë.

Suksesin e vetëm notarët tanë e arritën në thyerje të rekordeve të Kosovës.


(Foto: noc-kosovo.org)

Fjorda Shabani, që të martën mbushi 14-vjet, theu rekordin e Kosovës në 100 metra krol, duke arritur kohën 01:02:74 sekonda. Notarja e talentuar theu rekord edhe në 100 metra shpinë, duke përfunduar me kohë 01:05.87 sekonda.

Rekord theu edhe Dren Ukimeraj, në disiplinën 200 metra krol, me kohë 02:03:04. Dreni sukses personal pati edhe në disiplinën 100 metra shpinë, duke thyer rekord të Kosovës me kohë 01:04:62.

(Foto: noc-kosovo.org)

Rekord të vendit tonë, por në disiplinën 50 metra shpinë, theu edhe Eda Zeqiri, duke arritur kohën 00:30:95 sekonda, thuhet në njoftimin e KOK.

Sa i përket renditjes së përgjithshme nëpër disiplina, garuesit tonë u renditen kryesisht në vendet e fundit, duke qenë ende larg pozitave garuesve tjerë, por mosha e re jep shpresa për përmirësim të mëtutjeshëm të kohërave të tyre.

(Foto: noc-kosovo.org)

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori