LAJMI I FUNDIT:

Telashe te Bashkimi, ekipi mund të mos paraqitet në Superligë

Telashe te Bashkimi, ekipi mund të mos paraqitet në Superligë

Javë më parë, u raportua se klubi basketbollistik Bashkimi është mobilizuar dhe do të luajë sërish në kampionat e në gara ndërkombëtare, por tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, kampioni në fuqi i Kosovës ka njoftuar se për shkak të borxheve të shumta, klubi mund të mos marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Superligës së Kosovës në basketboll, por edhe në Ligën Ballkanike.


Drejtuesit e klubit “Portokallezi” kanë bërë të ditur se borxhet janë trashëguar nga periudha e mëparshme.

“Totali i borxhit të klubit karshi firmave vendore nuk është siç është potencuar në mbledhjen e kuvendit, por më shumë se dyfishi i saj. Edhe borxhi karshi arbitrazhit ndërkombëtar nuk është 13 mijë, siç na ishte kumtuar, por pesëfish më shumë. Një e pesta e borxhit është e formës së prerë, që do të thotë se klubi duhet t’i paguajë patjetër deri më 14 gusht, në mënyrë që të lejohet pjesëmarrja në gara brenda dhe jashtë shtetit. Dy raste në proces të gjykimit dhe pas kontakteve tona me autoritetet e arbitrazhit, na është kumtuar se të dyja rastet do të fitohen nga ish-lojtarët e klubit Gruev dhe Shamadan”, shkruan po ashtu në komunikatën e lëshuar nga Bashkimi.

Tutje aty nënvizohet se KB Bashkimi, si kampion i Kosovës në basketboll, pa një mbështetje institucionale, pothuajse e ka të pamundur të marrë pjesë në garat e Republikës së Kosovës në basketboll, sikurse edhe në Ligën Ballkanike, dhe se përkundër një fillimi premtues, janë të detyruar të tërhiqen nga menaxhimi i klubit.

Prizrenasit janë paraqitur tri herë në Ligën Ballkanike, ndërsa edicionin e kaluar arriti deri në finale të kësaj gare, që ishte suksesi më i madh i ekipit në Ligën Ballkanike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori