Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka urdhëruar largimin nga tregu i Kosovës të mbi 5 mijë lodrave për fëmijë, pasi që ka konstatuar se janë të rrezikshme për fëmijët. Në lodrat “Slime me Mbishkrimin Burrel-O-Slime”, sipas MTI-së është gjetur se është tejkaluar elementit kimik Bori i cili gjatë përdorimit nga fëmijët mund të shkaktoj dëmtim të përhershëm të sistemit të riprodhimit.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë vendim për sekuestrimin e lodrave për fëmijë që mbajnë mbishkrimin “Barrel-O-Slime”, që është një lloj plasteline.
Në vendimin e siguruar nga Gazeta Insajderi, thuhet se sekuestrohen 5 mijë e 184 copë të kësaj lodre, të cilat janë importuar nga operatori ekonomik “Luca shpk” me seli në Skenderaj.
Sipas vendimit operatori ekonomik obligohet që brenda afatit prej 3 ditësh të bëjë tërheqjen e plotë nga tregu i brendshëm të të gjitha produkteve për fëmijë.
As ankesa e parashtruar kundër këtij vendimi sipas MTI-së nuk e ndalon ekzekutimin e tij.
“Me qëllim të verifikimit të komponentëve të sigurisë, inspektorati i Tregut me 10/04/2018 në procesverbalin e inspektimit, operatorit ekonomik “Luca” i ka ndaluar vendosjen në treg të produkteve lodra për fëmijë “Slime me Mbishkrimin Burrel-O-Slime në sasi 5184 copa”, thuhet në vendim, raporton Insajderi.
Inspektorati njofton se gjatë periudhës sa produkti ka qenë i ndaluar nga Inspektorati i Tregut, në sistemin RAPEX është njoftuar se i njëjti produkt është ndaluar gjithashtu nga autoritetet Greke të mbikëqyrjes së tregut me dyshimin se produkti paraqet rrezik për përdorim, shkruan Insajderi.
Ndalimi i kësaj lodre sipas MTI-së bëhet për shkak se është konstatuar se është tejkaluar elementi kimik Bori, i cili gjatë përdorimit nga fëmijët mund ta dëmtoj shëndetin e fëmijës siç është dëmtim të përhershëm të sistemit të riprodhimit.
“Pas testimit të produktit në një laborator të akredituar, ka rezultuar se i njëjti përmban një sasi të tejkaluar të elementit kimik Bori dhe si i tillë gjatë përdorimit ose kontaktit nga fëmijët mund ta dëmtoj shëndetin e fëmijës duke shkaktuar dëmtim të përhershëm të sistemit të riprodhimit. Produkti nuk i plotëson kërkesat themelore të sigurisë të përcaktuara me rregullore”, thuhet në arsyetimin e vendimit. /Insajderi.com/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite