LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Me arrestimin e Jakimovskit, mbulohen skandalet e qeverisë

OBRM-PDUKM: Me arrestimin e Jakimovskit, mbulohen skandalet e qeverisë

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thekson se arrestimi i ish-kryetarit të Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, është urdhër politik dhe se në këtë mënyrë LSDM keqpërdor institucionet shtetërore.

Ata gjithashtu thonë se arrestimi i Jakimovskit është bërë me arsye që të frikësohet opinioni dhe të mos kërkohet përgjegjësi për siç thonë, skandalet e përditshme të LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arrestohet ish-kryetari i Karposhit, Stevçe Jakimovski
Lexo po ashtu Arrestohet ish-kryetari i Karposhit, Stevçe Jakimovski

“Shteti po shkatërrohet edhe në planin ekonomik edhe në planin politik. Jemi dëshmitarë të vjedhjes së paparë dhe keqpërdorimit të resurseve shtetërore, të cilat mbulohen me raste të montuara”, thonë nga OBRM-PDUKM.


Përndryshe, policia mbrëmë ka arrestuar ish-kryetarin e Karposhit, Stevçe Jakimovski, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”./Telegrafi/