LAJMI I FUNDIT:

Nesër fillon shqyrtimi publik i Listës Zgjedhore për mbajtjen e referendumit

Nesër fillon shqyrtimi publik i Listës Zgjedhore për mbajtjen e referendumit

Prej nesër (9 gusht) do të fillojë kontrollimi i të dhënave të votuesve në Listën Zgjedhore për mbajtjen e referendumit më 30 shtator. Shqyrtimi do të zgjasë deri më 23 gusht në orën 00:00.

KSHZ ju bën thirrje gjithë qytetarëve që të kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore, dhe nëse mendojnë se është e nevojshme, të kërkojnë plotësim, ndryshim ose fshirje të të dhënave, përcell Telegrafi Maqedoni.

Kontrollin e të dhënave votuesit mund ta bëjnë përmes faqes së internetit të KSHZ-së: https://izbirackispisok.gov.mk/


Lista Zgjedhore që do të vendoset për shqyrtim publik është me të dhënat e qytetarëve të cilët përfshirë edhe 30 shtatorin 2018 janë bërë të moshës madhore./Telegrafi/