LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Shqipëria nuk do të jetë kundër që Lugina t’i bashkohet Kosovës

Thaçi: Shqipëria nuk do të jetë kundër që Lugina t’i bashkohet Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se bashkimi me Preshevën nuk ka lidhje me ndarjen apo shkëmbimin e territoreve.

Thaçi në një intervistë për Top Channel, thotë se nuk ka komunikuar me autoritetet e Tiranës, por beson se Shqipëria nuk do të jetë kundër vullnetit të qytetarëve të Preshevës.

“Në asnjë rrethanë nuk mund të lejohet ndarja e Kosovës apo shkëmbimi i territoreve pasi ajo është një ide e vjetër e Serbisë. Kërkesë historike kjo e Serbisë. Në kuadër të korrigjimit të kufirit, rreth 400 km, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja t’i bashkohen Republikës së Kosovës. Mendoj se kjo kërkesë është krejt legjitime, e arsyeshme, historike, e vullnetit të qytetarëve. Idetë e ndarjes, janë ide që në asnjë rrethanë nuk mund të vihen në jetë nga askush në Kosovë”, shprehet Hashim Thaçi.


A mendoni se edhe Beogradi do të kërkojë edhe bashkimin e Mitrovicës së Veriut me Serbinë?Thaçi: Në tavolinën time kam kërkesën e institucionalizuar të shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, për bashkangjitje me Kosovën. Por në asnjë rrethanë nuk do të lejohet shkëmbi territoresh. Qytetarët e Preshevës e kanë dhënë vullnetin e tyre me referendumin e 1992 për bashkangjitje me Kosovën. Kjo është një e drejtë historike, legjitime. Qytetarët në Kosovë e pranojnë masivisht këtë ide, këtë projekt.

Pse mendoni që Serbia mund ta pranojë këtë kërkesë të Kosovës për bashkim të Luginës së Preshevës?
Thaçi: Kjo është një e drejtë e deklaruar nga qytetarët e Luginës së Preshevës. Kërkesa legjitime dhe realizueshme në mënyrë paqësore me Serbinë. Nëse do të ndodhë kjo, askush nuk do të jetë kundër, as SHBA, as NATO, e as BE.

A keni mbështetjen e SHBA dhe BE?
Thaçi: Nëse do ketë një marrëveshje dypalëshe, askush nuk do të jetë kundër. Para dy vitesh Belgjika dhe Holanda rishikuan në mënyrë paqësore vijën kufitare.

A ka rakoordim me Tiranë për tezën tuaj të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën? Pasi deri tani nuk kemi deklarata publike të Presidentit, kryeministrit, apo të Ministrisë së Jashtme për këtë çështje.
Thaçi: Ende nuk kam biseduar në mënyrë zyrtare me autoritetet shqiptare. Por nuk dua të besoj se Shqipëria do të jetë në pozicionin kundër vullnetit të qytetarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Mbes me shpresë se Shqipëria do të pozicionohet përkrah vullnetit të tyre.

Tani që po diskutohet bashkimi i Preshevës me Kosovën, a mendoni se i hap rrugë asaj që është diskutuar prej vitesh bashkimit të Kosovës me Shqipërinë? A druheni se do të hapet edhe ky diskutim, nëse kjo ndodh?
Thaçi: Vullneti i qytetarëve të Kosovës është i deklaruar për të ardhmen euro-atlantike. Ky është edhe vizioni ynë.

Përmes një statusi në Facebook i jeni kundërpërgjigjur ashpër edhe ish-kryeministrit Berisha për rolin e tij në historinë e së shkuarës në raport me Kosovën.
Thaçi: Unë nuk i jam përgjigjur askujt, janë opinionet e mia për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Me të gjithë presidentët, duke filluar nga bisedimet në vitin 1991 me Ramiz Alinë, deri më sot me Ilir Metën; edhe me kryeministrat duke filluar me Fatos Nanon në vitet 1991-1992 e deri sot me Edi Ramën kam zhvilluar raporte korrekte, në transparencë të plotë dhe ruaj kujtimet më të mira për bashkëpunimin. Unë flas për fenomenet, jo për individët. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori