LAJMI I FUNDIT:

Pa rrymë në më shumë pjesë të Shkupit, pa ujë shfrytëzuesit nga Kisella Voda

Pa rrymë në më shumë pjesë të Shkupit, pa ujë shfrytëzuesit nga Kisella Voda

Për shkak të kryerjes së ndërprerjeve teknike në rrjetin elektrik distrubitv, nesër pa energji elektrike do të mbesin pjesë e shfrytëzuesve të Komunës së Ilindenit dhe Sarajit.

Nga ora 10:00 deri në ora 11:30, pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e fshatrave Kadino, Marino, dhe vendi “Bella Zemja” në Komunën e Ilindenit, nga ora 8:30 deri ora 15:00, shfrytëzuesit e rrugës 12 në fshatin “Gorno Sonje” në Komunën e Sopishte, nga ora 8:30 deri ora 15:00 shfrytëzuesit e një pjesë të fshatit Rashçe, dhe nga 9:00 deri 13:00 shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Bojane të Komunës së Sarajit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim”, informojnë se nesër për shkak të kyçjes në ujësjellës në rrjet, në rrugën “Pushkinova bb” pa ujë nga ora 9:00 deri sa të kryhet intervenimi, do të mbesin shfrytëzuesit e të njëjtës rrugë në një lagje në Kisella Vodë./Telegrafi/