LAJMI I FUNDIT:

Konsumatorët në Maqedoni nuk janë të informuar për të drejtat e tyre ligjore

Konsumatorët në Maqedoni nuk janë të informuar për të drejtat e tyre ligjore

Nga Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë informojnë se nga numri i përgjithshëm i ankesave për shkeljen e të drejtave të konsumatorëve që kanë pranuar, telefonët celularë dhe lavatriçet janë mjetet më të shpeshta për parregullsi në funksionimin e të cilave ankohen qytetarët e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pjesa më e madhe e ankesave ka të bëjë me probleme të prodhimeve teknologjike në lidhje me atë se janë të riparuara tri herë që është maksimumi ligjor pas të cilit konsumatorit i takon të marrë produkt të ri”, tha Pavle Kostovski, këshilltar juridik në Organizatën e konsumatorëve të Maqedonisë.

Nga kjo organizatë vlerësojnë se qytetarët në Maqedoni nuk janë të informuar sa duhet për të drejtat e tyre si konsumatorë. Për përmirësim të kësaj gjendje, në kuadër të Programit për mbrojtjen e konsumatorëve organizohen konferenca dhe përgatiten broshura në formë elektronike dhe të shtypur, ku konsumatorët mund të informohen më tepër për të drejtat e tyre.


Nga fillimi i këtij viti në Organizatën e konsumatorëve kanë arritur rreth 900 ankesa nga blerës ose shfrytëzues të shërbimeve në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Lajme
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë

Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë

Lajme
Kalo në kategori