“Marrëveshja e Prespës meriton Çmimin Nobël, sepse krijoi model të ri për zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare në lidhje me çështjet e identitetit”, thotë analisti politik dhe ish-anëtari i Grupit ndërkombëtar të krizës, Edward Joseph në intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA.
Duke e përsëritur dhe sqaruar qëndrimin e tij në tekstin e tij të publikuar në “Foreign policy” në qershor të këtij viti shkroi se marrëveshja ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe kryeministrat e dy vendeve meritojnë të jenë kandidatë për Çmimin Nobël, Joseph, i cili është profesor i Universitetit “Jon Hopkins” në Washington, thekson se nuk bëhet fjalë për çështje qesharake siç e karakterizuan disa, por se “nevojitet guxim që të bëhet kompromis”.
“Shkaku i vërtetë për të cilin kjo marrëveshje meriton Çmimin Nobël nuk është vetëm se më në fund zgjidh një problem, por sipas gjitha gjasave krijon model të ri për zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare të cilat janë të lidhura me çështjet e identitetit. Paramendoni në shembullin e kontestit ndërmjet Izraelit dhe Palestinës që ka të bëjë me identitetin e Jerusalemit. Qasja e miratuar në Marrëveshjen e Prespës krijon model ndërkombëtar që meriton tërësisht të merret parasysh për Çmimin Nobël”, thotë Joseph.
Siç njofton AIM, ai në intervistë për ANA-MPA sqaron se karakteristika e qeverive ka luajtur rol të rëndësishëm, sepse në të dyja vendet, në periudhë të njëjtë, kishte liderë me guxim politik që t’i hapin çështjet, dhe jo vetëm të bisedohet, por edhe të hynë në thelb dhe kanë treguar dëshirë për marrëveshje përfundimtare, dhe jo të përkohshme.
Në lidhje me reagimet në të dyja vendet, Xhozef thotë se fakti që kritikat janë të njëjta edhe nga të dyja palët, “qartë tregon se ekziston kompromis i drejtë”.
“Ai që është i rezervuar duhet ta lexojë vetë marrëveshjen dhe të konfirmojë se janë bërë përpjekje që të mbahet respektimi i rrëfimit historik të secilit vend. Dhe tani kemi një çështje, e cila në të vërtetë, mbeti e hapur për rreth 100 vite, sepse rrënja është që nga koha e Luftërave Ballkanike, të mbyllet njëherë e përgjithmonë”, sqaron profesori në intervistë,.
Ai shton se marrëveshja i shërben interesit strategjik të Greqisë dhe ndihmon që vendi të marr rolin e fuqisë rajonale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze