LAJMI I FUNDIT:

Durrës, 17 të arrestuar dhe 51 leje të pezulluara

Durrës, 17 të arrestuar dhe 51 leje të pezulluara

Policia e Shqipërisë në Durrës ka njoftuar se vetëm gjatë fundjavës janë shoqëruar në komisariat 17 persona, 5 prej të cilëve për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 12 shtetas duke drejtuat motoçikletat pa leje drejtimi.

Po ashtu, bëhet e ditur se janë vendosur 670 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe pezulluar 51 leje drejtimi, transmeton Tch.

Në njoftim thuhet se policia gjithashtu është e angazhuar maksimalisht për te menaxhuar trafikun e shtuar si pasojë e fluksit të pushuesve. /Telegrafi/