LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe: Ushtria e Serbisë ka ngritur gatishmërinë luftarake, shkaku i Kosovës

Mediat serbe: Ushtria e Serbisë ka ngritur gatishmërinë luftarake, shkaku i Kosovës

Mediat serbe raportojnë se Ushtria e Serbisë ka ngritur gatishmërinë luftarake në të gjithë territorin e saj, për shkak të, siç thuhet, tensioneve në Kosovë.

Pasi takimit të së shtunës, të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, gazeta  serbe “Novosti”, shkruan se “organet e  sigurisë në Serbi kanë rritur aktivitetet e tyre për të parandaluar planet e autoriteteve në Prishtinë që të shkaktojnë trazira në Kosovë, por edhe veprimtarinë e qarqeve të caktuara në Serbi, të cilat me lajme të rreme po shkaktojnë shqetësim në mesin e popullatës serbe në veri të Kosovës dhe në jug të Ibrit”, përcjell Telegrafi.

Në të njëjtën kohë,  duke cituar “burime të mirë-informuara”, gazeta serbe shkruan se “kreu shtetëror serb po shqyrton masat që do të ndërmerren për shkak të shkeljes së Marrëveshjes së Brukselit dhe refuzimit tash e pesë vite të shqiptarëve për të krijuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”.


Gazeta shkruan se “Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë u mblodh të shtunën paradite për gati dy orë, kurse konsultimet erdhën për shkak të zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe informatave nga shërbimet e zbulimit, sipas të cilave shqiptarët po planifikonin të ndërhynin në veri të Kosovës,  si pasojë e paralajmërimeve të rreme se serbët në mënyrë të njëanshme do të shpallnin formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori