LAJMI I FUNDIT:

Janë siguruar 10 milionë euro për rrugën Kriva Pallankë – Deve Bair

Janë siguruar 10 milionë euro për rrugën Kriva Pallankë – Deve Bair

Janë siguruar 10 milionë euro përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugë Kriva Pallankë – Deve Bair (kufiri me Bullgarinë), kumtoi Ministria e Financave (MF).

Do të sigurohen 2,6 milionë euro shtesë si grand përmes instrumentit “Kornizë investuese për Ballkanin Perëndimor” të Bashkimit Evropian me çfarë do të mbyllet konstruksioni financiar për rehabilitimin  dhe zgjerimin e 13 kilometrave nga Korridori VIII, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas Ministrisë së Financave deri në fund të vitit duhet të publikohet tenderi ndërkombëtar për zgjedhjen e tenderit ndërkombëtar për zgjedhjen e kompanisë që do ta rikonstruojë rrugën.

Ministri i Financave hartoi propozim ligj për garantimin e huasë nga BERZH-i, i cili do të hyjë në procedurë parlamentare. Pas miratimit të ligjit nga Kuvendi, do të lidhet marrëveshje për hua midis Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe BERZH-it.

“Huaja është nën kushte të mira. Norma e kamatës është EURIBOR gjashtëmujore plus 1%, derisa afati për pagesën e huasë është 15 vite, informon Ministria e Financave./Telegrafi/