Diplomati austriak Wolfgang Petritsch, i cili ishte mbështetës i pavarësisë së Kosovës sipas Pakos së Ahtisaarit, ka përkrahur idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për korrigjim të kufirit mes Kosovës e Serbisë.
Petritsch, duke debatuar me diplomatin amerikan Daniel Serwer, rreth shkrimit të tij që kundërshton shkëmbimin e territoreve, ka thënë se korrigjimi supozohet të jetë shumë i vogël, duke e quajtur madje kozmetik.Por ai ka pranuar se ky korrigjim, sado që duket i vogël do të ndikojë në fshatrat edhe përreth Mitrovicës, e edhe Bujanovcit.
“Do të ketë korrigjime të vogla (“kozmetike”) që ndikojnë në një numër të vogël të fshatrave në rrethin e Bujanocit dhe Mitrovicës
Nuk do të ndryshojë përbërjen etnike të asnjërit shteti, dhe kështu nuk do të ketë efekte të tilla të mëdha siç janë të përshkruara në vlerësimin tuaj, i cili përndryshe është i shkëlqyer, “Është “realizmi i ri” në Ballkan”, është shprehur diplomati austriak.Ish- përfaqësuesi i BE-së në bisedimet e Rambouilles dhe Parisit më 1999, ndërmjet delegacionit kosovar dhe atij serb, ka përmendur në këtë kontekst ndërhyrjen e Rusisë dhe Hungarisë.“Çështja e vërtetë është ndërhyrja e mediave ruse / hungareze, përpjekjet neo-osmane (Izetbegovic e të tjerë), investimet e shteteve të Gjirit në Bosnjë e Hercegovinë (por edhe në Serbi) dhe, mbi të gjitha, zgjerimi i shpejtë i Kinës në SEE.
Rruga ‘mëndafshit’ e Ballkanit dhe formati 16 & 1, janë sfida e vërtetë për rajonin dhe BE”, ka thënë ai.
Por pikërisht për këtë fakt, ai ka thënë se duhet mbështetur idenë dhe zgjidhjen që ofrohet nga Thaçi e Vuciq, ani pse ka theksuar se kjo mund të jetë e dhimbshme.“Kjo rrjedhimisht lejon të mbështesin një zgjidhje përgjatë vijave të Thaçit dhe Vuçiqit. Jam i vetëdijshëm me dhimbje – se kjo është një zhgënjim për ne që jemi duart e vjetra të Ballkanit. Por hej kohët po ndryshojnë” ka shkruar Petritsch.
Por nga qëndrimi i tij, kundër kësaj ideje të Thaçit nuk ka ndryshuar Daniel Serwer.
Ai ka thënë se nuk ka asnjë mënyrë që të bëhen këto korrigjime, pa i marrë Serbia të gjitha komunat veriore.Ai ka ngritur sërish alarmin se ky shkëmbim do ta përkeqësoj gjendjen.
“Unë nuk shoh ndonjë mënyrë për ta kufizuar këtë në disa fshatra, ose për ta bërë këtë, pa fituar Serbia komunat veriore. Efekti i valëve në pikëpamjen time, nuk ka të bëjë aspak me ndryshimin e përbërjes etnike të secilit vend. Të gjitha ndërhyrjet në të cilat ju referoni do të keqësohen, jo më mirë, me një koncesion të këtij lloji ndaj nacionalizmit etnik territorial, ka përfunduar Serwer.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!