Agjencia e Pronës së Konfiskuar në Maqedoni, e stërmbushur me makina (Video)
Kamionët e konfiskuar që me vite të tëra kanë qenë të parkuar në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” janë vetëm një shembull se në çfarë gjendje janë vend-parkimet, magazinat dhe depot e Agjencisë për menaxhimin e pronave të konfiskuara. Pikërisht automjetet e konfiskuara, që janë mbi 6 mijë në këtë moment, janë problemi më i madh.
Policia pyjore ka diku mbi 2.500 automjete, ne në depot tona kemi mbi 3 mijë automjete, por ka automjete edhe nëpër stacionet e policisë që janë konfiskuar dhe për fat të keq ua zënë oborret e tyre, deklaroi Faton Asani, drejtor i Agjencisë për menaxhimin e pronës së konfiskuar.
Gjatë vitit të kaluar, institucioneve shtetërore u janë dhënë rreth 200 automjete të tilla të konfiskuara me vlerë prej mbi 800 mijë euro. Por, nuk janë vetëm automjetet problem. Edhe katër depot e Agjencisë janë të stërmbushura. Mallrat e konfiskuara mund të përfundojnë atje ku më së shumti është e nevojshme, por vetëm nëse ka një vendim gjyqësor.
Në të vërtetë në të gjithë rajonin proceset gjyqësore zgjasin 4 – 5 vjet. Gjithsesi, puna është tek gjykatat, ata duhet të jenë më efektive. Nuk mund të filloni menjëherë me donacione, me shpërndarje apo me shitje të tyre, ka ende shumë gjëra në procese gjyqësore, tha Faton Asani, drejtor i Agjencisë për menaxhimin e pronës së konfiskuar.
Edhe depot e doganave gjatë kohë nuk janë kontrolluar, kështu që vitin e kaluar, Agjencia ka marrë mallra të konfiskuara nga Dogana me vlerë prej mbi 600 mijë euro. Çdo gjë që posedon Agjencia dhe është me vendim të plotfuqishëm gjyqësor, përpiqet të shesë, ta jep si donacion ose ta kthejë në buxhetin e shtetit. /Alsat-M/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=GXED4I1hex8
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë