Deputeti i Alternativës, Ilir Deda i ka shkruar letër të hapur presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi duke ia bërë me dije që veprimet e tij të shpërfaqura edhe publikisht në lidhje me “korrigjimin e kufijve” të Republikës së Kosovës me Republikën e Serbisë, e cila nënkupton ndarjen e Kosovës, janë thellësisht veprime anti-shtetërore dhe janë në kundërshtim të plotë me interesat vitale kombëtare.
Deda këtë letër e ka publikuar në rrjetin social në Facebook, duke shtuar po ashtu angazhimi politik i Thaçit, për ndarjen e Kosovës është aventurë politike që do të shpie vendin në tragjedi njerëzore, ka kërkuar dorëheqjen e tij.
Ai po ashtu ka kërkuar dorëheqjen e Thaçit, në mënyrë që Kosova të shpëtonte nga shkatërrimi i saj.
“Ju bëj thirrje publike që pa ekuivokë të tërhiqeni nga aventura të tilla politike dhe të jepni dorëheqje. Dorëheqja e Juaj do ta shpëtonte Kosovën nga shkatërrimi, dhe Juve do të ju mundësonte që të jetoni në Kosovë si një ish-udhëheqës dhe qytetar që i ka pranuar gabimet e veta, dhe është penduar për ato. Pranimi i gabimit është akt fisnikërie, ndërsa zbatimi i planeve për zhbërje të Kosovës është krim dhe tradhti”, ka thënë Deda.
Lexoni më poshtë letrën e deputetit, Ilir Deda:
“LETËR E HAPUR PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, z. Hashim Thaçi
I nderuari z. President,
Veprimet e Juaja, tash të shpërfaqura edhe publikisht në lidhje me “korrigjimin e kufijve” të shtetit tonë me Republikën e Serbisë, që e nënkupton ndarjen e Kosovës, janë thellësisht veprime anti-shtetërore dhe janë në kundërshtim të plotë me interesat vitale kombëtare.
Mandati i Juaj e përcakton në mënyrë eksplicite ruajtjen e rendit kushtetues, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës. Ju, në mënyrë të vetëdijshme, jeni duke e cenuar pikërisht këtë mandat. Angazhimi i Juaj politik për ndarjen e Kosovës është aventurë politike që do të shpien vendin tonë në tragjedi njerëzore me ç’rast edhe vetë ekzistenca e shtetit do të vihet në pikëpyetje, duke e zhbërë atë.
Ju nuk jeni duke menduar as për njerëzit as për resurset ekonomike në territoret që doni t’i “korrigjoni”. Sa për rikujtim për Juve në rast se nuk e dini, apo keni harruar:
-12% e Trepçës ndodhen në veri të lumit Ibër.
-Liqeni i Gazivodës, 75% e të cilit ndodhet në Kosovë, është projektuar dhe ndërtuar me kredi ndërkombëtare nga ana e Qeverisë së Kosovës në ish-RSFJ, për nevojat e e qytetarëve dhe zhvillimin e Kosovës.
-Liqeni i Gazivodës furnizon me ujë të pijshëm dhe bujqësor Rrafshin e Kosovës, si dhe bën ftohjen e gjeneratorëve të termoelektranave në Obiliq, pa të cilin ato nuk do të funkcionojnë. Falja e Gazivodës e lenë Kosovën pa ujë dhe pa energji elektrike.
-Për më tepër, në katër komunat veriore përpos rreth 35,000 serbëve, jetojnë edhe rreth 8,000 pjesëtarë të popujve të tjerë. Rreth 5,000 shqiptarë jetojnë në veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Të gjithë ata së bashku janë nën presion të rrjeteve të krimit të organizuar të cilat bashkëpunojnë për së afërmi si me Qeverinë e Republikës së Serbisë, ashtu edhe me Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Ju asnjë nga këto fakte nuk i merrni parasysh, por për arsye që i dini vetëm Ju, lehtësisht i anashkaloni thua se nuk ekzistojnë.
Populli jonë në Luginën e Preshevës është anashkaluar pikërisht nga Ju për më shumë se një dekadë. E tani që po ‘mirreni’ me ta, në vend që t’i shndërroni në viktima shqiptarët në Luginën e Preshevës, Ju duhet të angazhoheni për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së tyre. Ju po e injoroni faktin që Serbia e ka ndërtuar bazën e saj më të madhe ushtarake në afërsi të Bujanovcit, mu në mes të Luginës së Preshevës, e cila shërben jo vetëm si kërcënim ndaj shqiptarëve të Luginës, por edhe ndaj Kosovës. Poashtu, vetëm Ju përpiqeni t’i hidhni hi syve të popullit shqiptar në Luginë se Serbia do ta lente edhe autostradën dhe hekurudhën Beograd-Selanik – që e ndanë përgjysmë Luginën – në kontroll të Kosovës. Pretendimi i Juaj që Serbia do të heqë dorë nga ky territor me interes të lartë strategjik për te është vetëm një mashtrim, dhe asgjë më shumë. Por ky mashtrim i Juaji mund t’i kushtojë më se shumti shqiptarëve të Luginës.
Angazhimi i Juaj anti-shtetëror, anti-kushtetues dhe anti-kombëtar jo vetëm që nuk do ta zgjidhë konfliktin ‘shqiptaro-serb’, por do të prodhojë tragjedi njerëzore si për shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe në pjesën veriore të Kosovës, ashtu edhe për serbët në jug të lumit Ibër. Përkufizimi territorial-etnik dhe zhvendosja e popullatës nuk është as më shumë e as më pak se sa zbatim i projektit fashist të ‘Memorandumit’ famëkeq të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë dhe të establishmenteve shtetërore të Serbisë në tri dekadat e fundit.
Prandaj, Ju bëj thirrje publike që pa ekuivoke të tërhiqeni nga aventura të tilla politike dhe të jepni dorëheqje. Dorëheqja e Juaj do ta shpëtonte Kosovën nga shkatërrimi, dhe Juve do të ju mundësonte që të jetoni në Kosovë si një ish-udhëheqës dhe qytetar që i ka pranuar gabimet e veta, dhe është penduar për ato. Pranimi i gabimit është akt fisnikërie, ndërsa zbatimi i planeve për zhbërje të Kosovës është krim dhe tradhti.
Nëse Ju nuk jepni dorëheqje të menjëhershme, do të ndesheni me Kuvendin e Kosovës, të cilit nuk i mbetet rrugë tjetër përpos të fillojë procedurën e shkarkimit Tuaj nga pozita e Presidentit të Kosovës për shkak të rrezikimit të tërësisë territoriale të Kosovës dhe rendit të saj kushtetues. Ndërsa, historia do të Ju mbanë në mend si njeriu që e shkatërroi shtetin e Kosovës, për të cilin dhanë jetën dhe kontribuuan gjenerata të tëra në 100 vitet e fundit” . /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova