Gjatë një ose dy viteve të ardhshme, ne mund të dëshmojmë shfaqjen e një Britanie të zemëruar në mesin e një krizë të rëndë:një shoqëri e copëtuar nga ndarjet e brendshme, dhe vështirësitë ekonomike, e braktisur klasa e saj në pushtet, e poshtëruar dhe e pakënaqur. Çdo vend i tillë, është një rrezik për veten dhe për fqinjët e vet.
Kjo perspektivë do të afrohet më shumë dhe më shpejt, nëse nuk kanjë marrëveshje mbi Brexit, dhe Britania del nga Bashkimi Europian, me atë që shërbëtori më i lartë civil, i ka përshkruar si”pasoja të tmerrshme”. Ne jemi paralajmëruar se kjo mund të përfshijnë radhët e gjata kilometrike të kamionëve në Dover, avionët e fikur nëpër pista, dhe ushtrinë që do të thirret të shpërndajë furnizimet emergjente në ushqime dhe ilaçe.
Në rrethana të tilla, tabloidët e tërbuar britanikë, padyshim do të fajësojnë për këtë kaos europianët saungiunë, sidomos francezët, dhe kërkojmë që menjëherë të mos paguajmë më shumë para për BE-në. Sekretari i ri i Brexit, Dominik Rab, ka thënë tashmë se Londra nuk do të paguajë faturën mbi të ciliën ishte rënë më parë dakord prej 39 miliardë paund për divorcin me unionin, nëse nuk merr një marrëveshje të kënaqshme.
Anglezët e zemëruar do të vazhdojnë të pyesin:pse duhet që trupat tanë të mbrojnë europianët e largët, kur ata janë duke na dëmtuar? Dhe pastaj:pse të mos kthehemi tek politika tradicionale britanike e përpjekjes për të ndarë dhe sunduar kontinentin?
Një Britani e tillë, mund të mbërrijë edhe më shpejt, nëse 27 shtetet e tjera anëtare të BE-së imponojnë një marrëveshje përçmuese poshtëruese – një version më i butë, paqësor dhe burokratik i Traktatit ndëshkues të Versajës, që iu imponua Gjermanisë pas Luftës së Parë Botërore, i cili mbolli farën e revizionizmit nacionalist gjerman.
Mbështetësit e Brexit në Britanisë, po flasin tashmë për një Brexit 2.0, për të ndjekur dhe rishikuar çdo marrëveshje të përkohshme të lidhur së bashku, në mënyrë që Britania të dalë zyrtarisht nga BE-ja më 29 mars 2019.
A mos po e ekzagjeroj rrezikun, duke menduar edhe për një krahasim me Gjermaninë e Vajmarit? Në fakt po. Seriozisht, unë nuk parashikoj miliona të rinj të papunë, apo një Hitler të ri që vjen në pushtet në Britani, apo një luftë botërore të nisur nga Boris Xhonson.
Por sigurisht që është më mirë të hiperbolizojmë rrezikun, për të zgjuar të gjithë, në vend se të bëjmë atë që kanë bërë shumica e partnerëve tanë kontinentalë 2 vitet e fundit, çka nënvlerëson vazhdimisht rreziqet për të gjithë Europën, që rrjedhin nga Brexit – sidomos nga një Brexit i keq-menaxhuar.
Dhe le të përballemi me realitetin:shumë gjëra kanë ndodhur tashmë, që shumica e njerëzve nuk mendonin se ishin të mundura, madje deri disa vjet më parë. Një parti ekstremiste e djathtë, nacionaliste në Gjermani, që fiton më shumë mbështetje në sondazhet e opinionit se sa socialdemokratët? E pamundur! Një narcisist ksenofobik, që zgjidhet president i SHBA, duke kërcënuar me luftën bërthamore në Twitter? E pamundur!
Shmangia e rrezikut të një “Vajmari Britanik” të poshtëruar, të ndarë, të zemëruar, do të kërkojë mençuri në të dy anët e Kanalit. Nga ana britanike na duhen tre gjëra të lidhura tradicionalisht me vendin, por që kohët e fundit na kanë munguar:realizëm pragmatik, një proces i besueshëm demokratik dhe një mirësjellje e fuqishme.
Pavarësisht të gjitha gabimeve të tij, projekti mbi Brexit i Theresa May, është një hap drejt realizmit pragmatik. Të gjithë njerëzit seriozë brenda qeverisë, e dinë se Britania do të duhet të bëjë kompromis për dicka më tepër, për të marrë një marrëveshje me 27 shtetet e tjera anëtare të BE.
Duke supozuar se BE 27 është gjithashtu e përgatitur të lëvizë, hapi i ardhshëm në një proces demokratik demokratik, është që parlamenti britanik të ketë “votën e tij domethënëse” në atë marrëveshje. Realisht, kjo ka të ngjarë të ndodhë në fund të këtij viti, ose fillimin e vitit të ardhshëm.
Në atë pikë, shpalosen mundësitë e shumta, duke përfshirë një marrëveshje të ashpër të Brexit, që siguron një shumicë të ngushtë parlamentare; refuzimin e marrëveshjes pasuar nga një rinegocim; zgjedhje të reja parlamentare; ose një referendum i dytë, një ide e mbështetur tani nga disa ish-ministra konservatorë të kabinetit. Por është e pamjaftueshme koha për përgatitjen e tyre.
Tani për tani, topi është në oborrin e BE-së. Çuditërisht, 27 liderët nuk kanë pasur një diskutim të madh strategjik mbi Brexit që nga pranvera vitit 2017. Që atëherë, negociatat i janë lënë ekipit të komisioneve evropiane, të udhëhequr nga Michel Barnier, zyrtarëve kombëtarë, avokatëve dhe burokratëve të Brukselit.
Ata kanë pasur arsye të mira për të qenë të vendosur, për të mbrojtur interesat e Irlandës dhe integritetin e tregut të përbashkët, dhe për të mos e bërë marrëveshjen e Britanisë aq tërheqëse, sa që vendet e tjera të tundohen të ndërmarrin të njëjtin hap.
Nëse “Vajmari” Britanik, me të gjitha pasojat e tij negative për pjesën tjetër të Evropës, dëshirohet të shmanget, udhëheqësit e BE-së duhet ta bëjnë sa më parë këtë diskutim strategjik. Dhe presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, duhet ta vendosë atë në axhendën e një takimi informal të planifikuar të udhëheqësve të BE në Salzburg më 20 shtator.
Në përgatitje e sipër, udhëheqësit europianë mund të lexojnë disa histori gjatë pushimeve të tyre të muajit gusht. Kjo duhet të përfshijë historinë e njohur evropiane të shekullit XX-të, e cila na jep ato paralajmërime nga Versaja dhe Vajmari, por unë gjithashtu do t’iu rekomandoj një histori të Perandorisë së Shenjtë Romake.
Ai Bashkimi Europian i mëhershëm, zgjati për aq shumë kohë, pasi u tregua i aftë t’i përshtatej rrethanave në ndryshim, duke jetuar me diversitetin dhe kompleksitetin e pashmangshëm të Evropës, duke ruajtur qëllimin dhe mistikën e saj. Mendoj se është një mësim edhe për të sotmen. / The Guardian – Në shqip nga bota.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit – çka na tregon e kaluara e Senatit?
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Arsyeja pse Trump mund ta shkarkojë drejtorin e FBI-së, të cilin e kishte punësuar vetë dikur
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj