LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Partneriteti mes institucioneve dhe bizneseve, parakusht për suksesin e shtetit të Kosovës

Thaçi: Partneriteti mes institucioneve dhe bizneseve, parakusht për suksesin e shtetit të Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë mbështetje komunitetit të biznesit kosovar, gjersa ka zhvilluar një takim me kryetarin e Odës Ekonomike, Berat Rukiqi.
Në një konferencë për media, Thaçi ka thënë se gjithnjë ka qenë i përkushtuar që të ruhet partneriteti mes institucioneve dhe bizneseve, si kusht për sukses të shtetit të Kosovës.

“Gjithmonë kam qenë i përkushtuar që të ruhet kultivimi i partneritetit mes institucioneve të Kosovës dhe biznesit kosovar, si kusht i domosdoshëm për sukses të shtetit tonë, për krijimin e kushteve më të mira, më adekuate, më atraktive për biznes, por edhe për sjelljen e investitorëve të huaj në Kosovë”, ka theksuar Thaçi.

Presidenti Thaçi, më tutje, tha se Kosova ka legjislacionin më të mirë dhe krijon një klimë të përshtatshme për të kryer veprimtari biznesore.


“Shteti ynë ka një stabilitet të qëndrueshëm, ka një legjislacion bashkëkohor që nuk e kanë vendet e tjera të rajonit. Është një klimë e mirë për bizneset, do ta ruajmë këtë partneritet të institucioneve për të shikuar mundësitë dhe lehtësuar rrethanat e biznesit në Kosovë. Mendoj se ky koordinim në sektorin privat do të mund të fuqizojë ekonominë tonë, përpjekjet tona për modernizimin e vendit tonë”, ka deklaruar Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Në anën tjetër, Berat Rukiqi, ka thënë se vazhdimi i komunikimit mes institucioneve dhe Odës Ekonomike është parakusht për zhvillimin e ekonomisë.

“Presidenti, në kapacitet institucionale dhe juridike, ka treguar interesim të veçantë për biznesin dhe për punën e Odës Ekonomike të Kosovës. Sot është një vazhdim i një komunikimi që kemi pas, një komunikimi ku roli i presidentit në kuptim të zhvillimit ekonomik është më i kufizuar, por sigurisht është një garancë e funksionimit të institucioneve. Kjo e ka një rëndësi të veçantë, sepse një funksionim i mirë i institucioneve është parakusht për zhvillimin ekonomik. ka pohuar Rukiqi.

Liberalizimi i vizave, sipas tij, do t’i ndihmojë ekonomisë së Kosovës në tregjet ndërkombëtare.“Jemi falënderues për rolin e institucioneve të vendit për procesin e liberalizimit të vizave, i cili do t’i ndihmojë ekonomisë sonë në tregjet ndërkombëtare, sidomos në realicion me shtetet e BE-së” ka deklaruar Rukiqi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kalo në kategori