Ruajtja e stabilitetit makroekonomik përmes një qasje të kujdesshme në shpenzimin e parasë publike ka rëndësi të madhe në zhvillimin ekonomik afatgjatë të Kosovës. Në këtë aspekt, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) konsideron se institucionet e vendit kanë për obligim të sigurojnë që ky stabilitet nuk rrezikohet në asnjë rrethanë.
OEAK përmes një njoftimi, thotë se Projektligji për Paga rrezikon qëndrueshmërinë buxhetore si dhe rrit edhe më shumë hendekun e pagesave ndërmjet sektorit publik dhe atij privat.
“Aprovimi i Projektligjit për Paga në formën aktuale, do të kishte ndikime të konsiderueshme dhe do rriste deficitin buxhetor në vend. Rritja e pjesëmarrjes së pagave në buxhetin e vendit do të ndodhte në kurriz të rënies së investimeve kapitale që janë të një rëndësie shumë të madhe në aspekt të fuqizimit së sektorit privat dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik. Për më tepër, rritja e deficitit padyshim se do të çonte në rritjen e barrës tatimore për bizneset ekzistuese në vend, duke marrë parasysh nevojën për mbledhjen e më shumë të hyrave”, thuhet në njoftimin e OEAK-ut, përcjell Telegrafi.
Sipas OEAK-ut, Projektligji mbi Paga do të ndikonte negativisht edhe mbi tregun e punës në vend duke dëmtuar tërheqjen e investimeve të huaja direkte
“Krahas ndikimit buxhetor, Projektligji mbi Paga do të ndikonte negativisht edhe mbi tregun e punës në vend. Sektori privat nuk mund të ndjekë ritmin e institucioneve në rritjen e pagave, meqë pagat në këtë sektor përcaktohen nga forcat e tregut dhe produktiviteti i fuqisë punëtore. Rritja e hendekut të pagesave do të nxiste edhe më shumë fuqinë punëtore që të konsiderojnë sektorin publik si punëdhënësin e preferuar, duke përkeqësuar edhe më tej situatën për sa i përket boshllëkut të shkathtësive të fuqisë punëtore në sektorin privat, kjo tashmë e raportuar si njëra ndër pengesat më të shprehura në të bërit biznes. Të gjitha këto elemente do të dëmtonin prospektet për zhvillim të sektorit privat si dhe tërheqje të investimeve të huaja direkte”, vijon njoftimi.
Oda Ekonomike Amerikane kërkon nga Qeverisë së Kosovës të tregohet e kujdesshme me nivelet e propozuara të pagave në Projektligjin mbi Pagat, gjithnjë duke u bazuar edhe në rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Në fund, Oda Ekonomike Amerikane kërkon dialog nga Qeveria për dialog më aktiv me organizatat që përfaqësojnë interesat e sektorit privat dhe shoqërinë civile lidhur me fuqizimin e sektorit privat në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHarroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët