LAJMI I FUNDIT:

Për 7 muaj mbi 220 sulme, qentë endacak bëjnë kërdi në Shkup

Për 7 muaj mbi 220 sulme, qentë endacak bëjnë kërdi në Shkup

Institucionet lokale dhe organet e rendit në Shkup, nuk i dëgjojnë ankesat e qytetarëve për sulmet e qenve endacak. Të frikësuar për të ardhmen e fëmijëve të tyre, pjesa dërmuese e qytetarëve revoltën e tyre e shprehin përmes rrjeteve sociale. Si pasojë e mos kujdesit institucional muaj më parë persona të paidentifikuar në tentim për të mbrojtur në shumë parqe të qytetit kishin hedhur materie helmuese kundër qenve endacak

Sulmet e qenve endacak në qytetin e Shkupit, assesi të parandalohen. Ky problem shumë vjeçar me të cilën ballafaqohen po thuajse të gjithë banorët e Shkupit, siç duket nuk mundet të zgjidhet as nga administrata e re e Qytetit të Shkupit. Kapja, sterilizimi dhe lëshimi përsëri i qenve endacak nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale”, sipas shumë qytetarëve nuk është programi i duhet që duhet praktikuar.

Pavarësisht se institucionet lokale angazhohen në vaksinimin e qenve endacak, banorët e Shkupit përmes reagimeve dhe ankesave vazhdimisht raportojnë për sulmet e këtyre qenve. Realitetin e hidhur me të cilën ballafaqohen banorët e kryeqendrës të Maqedonisë, më së mirë e pasqyrojnë të dhënat e Sektorit për Punë të Brendshme- Shkup. Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, duke filluar nga janari e deri në fund të qershorit, sipas denoncimeve të parashtruara në stacionet e ndryshme policore në Shkup, janë regjistruar gjithsej 207 sulme nga qentë endacak. Ndryshe, periudha e pushimeve vjetore dhe zbrazja e Shkupit, gjatë korrikut mendohet të jetë arsye kryesore se pse nuk janë regjistruar shumë sulme nga qentë endacak. Në bazë të raporteve ditore të SPB-Shkup, mund të vërtetohet se gjatë muajit që lamë pas në Shkup kanë ndodhur 11 sulme nga qentë endacak, sulme këto të denoncuar pranë organeve policore. Kur administrata e Qytetit të Shkupit, pyetet për zgjidhjen e këtij kaosi me qentë endacak, ata japin përgjigje se janë ndarë mjete për përmirësimin e kushteve në stacionarin “Vardarishte”.


”Mjetet e që ndahen nga Buxheti i Qytetit të Shkupit, për këtë çështje kanë të bëjnë me trajtimin më human të kafshëve. Realizimi i këtyre aktiviteteve bazohen në dispozitat e Ligjit për mirëqenie të kafshëve, çka përfshihet kapje, vendosja dhe trajtimi veterinar, respektivisht kthimi i tyre në hapësirat ku janë kapur”, thonë nga Qyteti i Shkupit. Realizimi i këtij plani, Qytetit të Shkupit për këtë viti i kushton rreth 7 milion denarë. Njëkohësisht ata njoftojnë se në drejtim të përmirësimit të efikasitetit të shërbimeve për kapjen e qenve endacak, Qyteti i Shkupi këtë vit ka siguruar një automjet i dedikuar apostafat për qentë endacak, madhësia e të cilët arrin deri në 1500 kilogram.

Pjesë e sulmeve të qenve endacak në shumtë ne rasteve janë fëmijët dhe persona e shtyre në moshë. Por, në bazë të të dhënave të publikuara së fundmi nga shumë shoqata të çiklistë, thuhet se shënjestër e qenve endacak janë edhe kjo kategori e qytetarëve. Ndonëse ky kaos mbizotëron brenda lagjeve urbane dhe bulevardeve, grupe të mëdha të qenve endacak vazhdojnë të qëndrojnë edhe në sheshin qendror të Shkupit./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

Shëndetësi
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Lajme
Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Kronika e Zezë
Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit

Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor

Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor

Kronika e Zezë
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori