LAJMI I FUNDIT:

Ohri bëhet me stacion të ri për autobusë

Ohri bëhet me stacion të ri për autobusë

Kryeministri Zoan Zaev sot në Ohër do të marrë pjesë në përurimin e stacionit të ri të autobusëve, investim i kompanisë transportuese “Delfina Turs”.

Në kuadër të stacionit të autobusëve, sot do të fillojë edhe ndërtimi i qendrës tregtare.


Në ngjarje janë paralajmëruar edhe fjalime të kryeministrit Zaev dhe kryetarit të Komunës së Ohrit, Jovan Stojanovski.

Ndërtimi i i stacionit të autobusëve ka filluar në nëntor të vitit 2016, konform marrëveshjes mes Komunës së Ohrit dhe “Delfina Turs” e cila e bleu parcelën ndërtimore për ndërtimin e objektit./Telegrafi/