LAJMI I FUNDIT:

Edmond Ademi: Askush nuk mund ta monopolizojë dhe manipulojë diasporën

Edmond Ademi: Askush nuk mund ta monopolizojë dhe manipulojë diasporën

Në një kumtesë të lëshuar nga Kabineti i Ministrit të Diasporës Edmond Ademi thuhet “Dëshira e disa organizatave që ta mbajnë bajrakun si organizata të vetme, është e pamundur dhe nuk mund të jetë kështu, në situatë kur nga diaspora e gjithë botës ka mbi 80 organizata, të cilat përfaqësojnë interesat e qytetarëve me prejardhje nga Republika e Maqedonisë”.

Nga atje informojnë se jetojmë në shekullin e 21, në kohëra demokratike, koha e dallimeve dhe pluralizmit, dhe asnjë, siç thuhet në kumtesë, nuk mund ta monopolizojë të vërtetën, dhe diasporën, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Diaspora e Bashkuar Maqedonase bëri thirrje për bojkot të referendumit
Lexo po ashtu Diaspora e Bashkuar Maqedonase bëri thirrje për bojkot të referendumit

“Diaspora si kategori qytetarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë Republikës së Maqedonisë është komplekse dhe dinamike! Nuk është aq e thjeshtë, siç dëshirojnë disa organizata ta shfaqin. Përfshirja e gjithë diasporë me një apo dy organizata është e gabuar dhe e pavërtetë. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të vendosin për të ardhmen dhe është e papërgjegjshme që të kundërshtojë shprehjen e vullnetit të popullit”, thuhet në kumtesën nga Kabineti i ministrit Edmond Ademi./Telegrafi/