LAJMI I FUNDIT:

Franca ndalon me ligj përdorimin e telefonave në shkolla (Foto)

Franca ndalon me ligj përdorimin e telefonave në shkolla (Foto)

Me ligjin e ri,që është votuar në Parlamentin e Francës, ndalohet përdorimi i telefonave apo tabletëve në shkolla.

Prej shtatorit, kur edhe fillon vitit i ri akademik, të gjithë nxënësit deri në moshën 15-vjeçare, e kanë të ndaluar të marrin me vete një pajisje komunikimi, transmeton Telegrafi.


Ky ligj ishte premtim parazgjedhor i presidentit Emannuel Macron, që u kritikua nga opozita, si ‘premtim elektoral’ që nuk do realizohet.

Presidenti Macron, që premtoi se do ndalojë telefonat në shkolla

Deputetët nga partia e Macron, i kanë dhënë dritën e gjelbër ligjit, teksa kolegët e tyre në anën e majtë dhe të djathtë abstenuan. Derisa ligji kaloi, opozita po e konsideron si veprim ‘kozmetik’ që nuk do të ketë asnjë ndikim në jetën reale.

Sipas këtij ligji, të gjitha pajisjet që shfrytëzohen për komunikim, duket të lihen në shtëpi, apo të mbahen të fikura deri sa të përfundojë mësimi.

Shkollat mund të bëjnë përjashtime, në rastet kur nevojiten për ‘shfrytëzime pedagogjike’, aktivitete shtesë, apo te nxënësit me nevoja të veçanta. Në të njëjtën kohë, shkollat e mesme vendosin vet nëse duan t’i lejojnë nxënësit të përdorin telefona apo jo.

Sipas statistikave të fundit, afro nëntë në dhjetë të rinjtë prej 12 deri në 17-vjeçar në Francë, posedon telefon privat. /Telegrafi/