LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë, pesë vetura të dëmtuara shkaku i plumbave në rajonin e Pollogut

Për 24 orë, pesë vetura të dëmtuara shkaku i plumbave në rajonin e Pollogut

Sjellja e papërgjegjshme e disa mysafirëve të dasmës në festa përsëri kërcënon jetën dhe pronat e qytetarëve në rajonin e Pollogut. Tash për tash nuk ka jetë të humbura, por janë regjistruar numër i madh i dëmtimit të pronës.

Gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e Pollogut ka ardhur deri te dëmtimi i pesë automjeteve nga plumba të krisur. Dy raste janë paraqitur në Tetovë, kurse dy raste tjera në Çegran të Gostivarit. Një veturë sot është paraqitur si e dëmtuar në fshatin Zhelinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga SPB Tetovë përsëri apelojnë tek qytetarët të mos krisin në festat familjare apo të shfrytëzojnë armë zjarri në dasma apo vende tjera publike. Paralajmëroji se gjobat janë të larta, dhe në raste të caktuara personat që do të vendosin të shfrytëzojnë armën e zjarrit mund të penalisht të përgjigjen.

“Gjobat janë nga 200 deri në 500 euro, ndërsa në varësi prej rrethanave dhe fundit ka edhe pasoja penale dhe vijon burgimi prej 1 deri në 10 5 vite, respektivisht 10 vite. Posaçërisht dua të them edhe një dukuri tjetër që gjithashtu është e rrezikshme. Renditja e fishekzjarrëve është në kundërshtim me ligjin dhe edhe ajo dhe se atë duhet ta kryejnë firma të specializuara”, thotë Marjan Josifovski zëdhënës i SBP Tetovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori