LAJMI I FUNDIT:

Moura: Tottenhami është klub më i madh se PSG-ja

Moura: Tottenhami është klub më i madh se PSG-ja

Lucas Moura ka folur për klubin e tij, Tottenham Hotspur, të cilin e ka cilësuar më të madh se ish-klubi Paris Saint-Germain.

Ylli brazilian ka zhvilluar një ndeshje të mirë në humbjen në penallti nga Barcelona në kuadër të International Champions Cup.


Në këtë vit, Moura do të luaj nga fillimi i kampionatit për Spurs pasi te anglezët erdhi vetëm në gjysmë të sezonit 2017/18 dhe hasi në vështirësi.

Dhjetë transferimet më të shtrenjta të janarit - Coutinho i pari, Carillo i dhjeti (Foto)
Lexo po ashtu Dhjetë transferimet më të shtrenjta të janarit - Coutinho i pari, Carillo i dhjeti (Foto)

Transferimin te Spurs e cilëson si një mundësi të madhe për të luajtur në një kampionat më të fortë, ndërsa klubin londinez e quan si më të madh se PSG.

“Doja të luaja në një kampionat tjetër dhe të vija këtu ishte një mundësi e madhe për mua të luaja në ligën më të mirë në botë”, ka thënë fillimisht Moura.

“Tottenham është një klub i madh, ndoshta më i madh në strukturë sesa PSG. Unë jam i impresionuar për këtë dhe kam qenë i lumtur që kam ardhur këtu”.

Lucas: Tottenhami mund ta fitojë LK-në
Lexo po ashtu Lucas: Tottenhami mund ta fitojë LK-në

“Tani jam i gatshëm të jap më të mirën sepse do ta bëj tërë sezonin e parë me ekipin”.

“Kjo është e rëndësishme, sepse këtu është shumë e ndryshme. Liga Premier është shumë e vështirë, kështu që do të jem më i gatshëm të tregoj talentin tim”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Kalo në kategori