LAJMI I FUNDIT:

Zjarret në Athinë rrisin zemërimin e publikut

Zjarret në Athinë rrisin zemërimin e publikut

Zemërimi ndaj qeverisë greke në lidhje me mënyrën se si i menaxhoi zjarret që i morën jetën shumë njerëzve në periferinë e Athinës, është përshkallëzuar.

Ndërsa numri i viktimave zyrtarisht është ndalur në 88, të paktën për momentin, edhe zjarrfikësit i janë bashkuar zemërimit publik me akuza për operacionet e shpëtimit.


“Autoritetet jo vetëm kanë qenë të keq-përgatitur për t’u përballur me zjarret, por edhe kanë dështuar në kërkimin e ndjesës për tragjedinë”, thotë Dimitris Stathopulos, që kryeson Federatën e zjarrfikësve.

“Qeveria mund të thotë se nuk ka pasur gabime të mëdha operacionale, por nuk pranon se ka pasur me mijëra gabime të vogla, që të mbledhura bashkë kanë bërë një gabim të madh dhe kjo ka çuar në një numër kaq të paprecedent viktimash. Brigada e zjarrfikësve rekomandoi evakuimin e zonës, por nuk u dëgjua”, tha ai.

Zjarri në Athinë, së paku 60 të vdekur dhe mbi 170 të lënduar (Foto/Video)
Lexo po ashtu Zjarri në Athinë, së paku 60 të vdekur dhe mbi 170 të lënduar (Foto/Video)

Për më tepër, shërbimet meteorologjike nuk kishin arritur të parashikonin erërat e forta deri në 124 km në orë. Kjo bëri që avionët e zjarrfikësve të qëndronin në tokë pasi nuk mund të përfshiheshin në aksion.

“Nëse shërbime meteorologjik do të kish rritur nivelin e rrezikut dhe do të kish lëshuar një paralajmërim, avionët do të kishin shkuar në një aeroport tjetër”, insiston ai.

Qeveria e majtë është dëmtuar jo pak nga katastrofa. Në atë që u bë një nga katastrofat më të rënda natyrore që mbahen mend, shumë nga viktimat ishin fëmijë dhe ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë në tokë dhe det për të zhdukurit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Evropa
Kalo në kategori