LAJMI I FUNDIT:

Vritet me armë zjarri një 22-vjeçar në Bresalc të Gjilanit

Vritet me armë zjarri një 22-vjeçar në Bresalc të Gjilanit
Foto: Ilustrim

Një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.


Sipas zëdhënësit, Policia është informuar rreth orës 23:00 nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjilanit se një person është sjellë pa shenja jete aty.

“Policia i është përgjigjur kësaj thirrjeje dhe është konfirmuar vdekja e viktimës nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit. Viktima është një 22 vjeçar. Menjëherë Policia ka filluar hetimet dhe ka arritur ta arrestojë një të dyshuar. Ndërsa, një i dyshuar tjetër ende është në arrati”, tha Hashani për Kallxo.com.

Policia ende nuk i di motivet e këtij rasti.

Me urdhër të prokurorit është konfiskuar një veturë e të dyshuarve.

Në trend Lajme

Më shumë
Thaqi për veteranët: Luftëtarët e vërtetë nuk shkojnë nga Serbia

Thaqi për veteranët: Luftëtarët e vërtetë nuk shkojnë nga Serbia

Lajme
Grabitja e armatosur në Suharekë - çka thotë dosja e Prokurorisë për Korab Gashin

Grabitja e armatosur në Suharekë - çka thotë dosja e Prokurorisë për Korab Gashin

Drejtësi
Destabilizohet moti në Kosovë, pamje nga disa qytete

Destabilizohet moti në Kosovë, pamje nga disa qytete

Lajme
Sufllaqe, byrek dhe fërgesë, britanikja shpenzon vetëm 100 paund [118 euro] për tre ditë në Tiranë

Sufllaqe, byrek dhe fërgesë, britanikja shpenzon vetëm 100 paund [118 euro] për tre ditë në Tiranë

Lajme
Bie numri i nxënësve që i nënshtrohen testit të maturës, Pupovci: Arsye mund të jetë rënia e interesimit për studime universitare

Bie numri i nxënësve që i nënshtrohen testit të maturës, Pupovci: Arsye mund të jetë rënia e interesimit për studime universitare

Lajme
Gjendet i vdekur 61-vjeçari nga Gjilani që ishte shpallur i zhdukur

Gjendet i vdekur 61-vjeçari nga Gjilani që ishte shpallur i zhdukur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori