LAJMI I FUNDIT:

Jenna Dewan pozon e zhveshur: Jam mësuar me pak rroba në trup

Jenna Dewan pozon e zhveshur: Jam mësuar me pak rroba në trup
Jenna Dewan (Foto: Getty Images)

Aktorja dhe valltarja e famshme, Jenna Dewan Tatum, ka zbukuruar ballinën e revistës Women’s Health, për të cilën ka pozuar e zhveshur.

37-vjeçarja i ka publikuar disa imazhe nga seti fotografik në profilin e saj në Instagram.


“Gjatë gjithë jetës kam vallëzuar dhe jam mësuar që të kem pak rroba në trup”, ka thënë Jenna.

Ajo ka treguar se ky fotosesion ka shumë rëndësi për të, sidomos për vajzën e saj pesëvjeçare.

Lajmet për Jenna Dewan
Lexo po ashtu Lajmet për Jenna Dewan

“Nga momenti që një femër bëhet nënë, prej saj pritet që seksualitetin ta lë anash. Nuk e kam kuptuar asnjëherë këtë gjë”.

“Nuk mendoj se ka diçka më seksi sesa të bëhesh nënë. Ti jep jetë dhe nuk duhet ta ndryshosh brendësinë tënde vetëm pse ke fëmijë”, është shprehur ajo.

Jenna ka thënë më tej se kur i sheh vajza e saj këto fotografi mendon se ka një nënë të plotësuar dhe një grua shumë të ndjeshme.

Gjatë intervistës për këtë revistë, aktorja ka folur edhe për ndarjen me aktorin Channing Tatum, me të cilin ka qenë e martuar për nëntë vite.

“Çdo gjë është ndryshe dhe e re, por kjo është jeta ime dhe jam e sigurt se do të mësohem”, ka rrëfyer ajo duke pranuar se i nevojitet kohë dhe mund për ta tejkaluar shkurorëzimin. /Telegrafi/