LAJMI I FUNDIT:

Ministri Pal Lekaj i jep fund kontestit me “Infrakos” për segmentin në hyrje të Pejës

Ministri Pal Lekaj i jep fund kontestit me “Infrakos” për segmentin në hyrje të Pejës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, me anë të një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë me dije se ka nënshkruar marrëveshjen me Ndërmarrjen Publike “Infrakos”, marrëveshje kjo që i jep fund kontestit gjyqësor mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe “Infarkos”-it dhe lejon zhbllokimin e punimeve në segmentin rrugor M9, në hyrje të qytetit të Pejës.

“Sot u përmbyll një çështje me rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e infrastrukturës rrugore të rajonit të Pejës.

Pas disa vite stërzgjatje dhe ballafaqime gjyqësore në mes të dy institucioneve publike, Ndërmarrjes Publike “Infrakos” sh.a dhe Ministrisë së Infrastrukturës, u arrit marrëveshja për zgjidhjen e kontestit gjyqësor dhe për zhbllokimin e vazhdimit të punimeve në segmentin rrugor M9, në hyrje të Pejës, përcjell Telegrafi


Me këtë marrëveshje ne treguam se institucionet publike duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për mbrojtjen e interesave në kuadër të kompetencave të tyre ligjore, por edhe promovimin e interesit të përgjithshëm për zhvillimin e vendit.

Tanimë nuk ka pengesa për vazhdimin e punimeve në segmentin rrugor M9 dhe zgjerimit të rrugës në hyrje të Pejës” ka shkruar Lekaj në “Facebook”.​

Në trend Lajme

Më shumë
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë

"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale

Lajme
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Drejtësi
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Kalo në kategori