Artisti dhe studiuesi Romeo Kodra dha leksionin “Misteri i artit shqiptar mes rreshtave”, në kuadër të ekspozitës performative në Tirana Art Lab. Ai mori shembullin e tablosë “Motrat tone”.
“Integrimi, duke u nisur nga emërtimi i Qendrës së integrimit, etimologjikisht, ka të bëjë me paprekshmërinë. Vepra e parë e artit laik shqiptar, siç e ka quajtur Gëzim Qëndro, ‘Motra Tone’ e Kolë Idromenos, duket sikur parafrazon këtë etimologji dhe paralajmëron ankthet e artistëve të mëpasshëm shqiptarë, modernë e bashkëkohorë, dhe kontekstit të tyre. Këto ankthe, që luhaten midis papërshtatshmërisë, sensit të inferioritetit, zhgënjimit të pritshmërive, tradhtisë apo thyerjes së ligjeve të Tjetrit / të Huajit, karakterizojnë apo shënjojnë jo vetëm subjektinartist, por edhe veprat e artit. Në pak fjalë, kjo ndërhyrje përshkon dhe hulumton, në vijën e anktheve dhe lëkundjeve të tyre, nëpërmjet shembujve të artit, shkrimeve kritike dhe të dhënave historiografike, fuga për një histori dhe kritikë të artit shqiptar”, thotë ai.
Romeo Kodra ka një Master në “Teori, Teknikat dhe Menaxhimi në Arte ” të Fakultetit të Shkencave Humane, Universiteti i Studimeve të Bergamos, Itali.
Në vitin 2016 ai ishte hulumtues i ftuar në “Institutin Kombëtar të Historsë së Artit” në Paris. Interesi i tij teorik përqendrohet në gjenerimin e kuptimeve, në hapësirat e sfiduara nga artet dhe politikat, në shoqëritë transitore dhe bashkëkohore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka nënkupton shatërvani?
Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!
Marko Boçari dhe Lleshi i Zi: Kush është heroi?
“Lumi i vdekur” dhe shkrimtari që i dha dimension tjetër gjinisë së romanit
“Lufta civile shqiptare”
Udhëtim nëpër fjalorin e Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak