LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e ‘harron’ Gjykimin e Ukë Rugovës

Gjykata e ‘harron’ Gjykimin e Ukë Rugovës
Foto ilustruese

Gjykata e Prishtinës ende nuk ka caktuar një datë të saktë për vazhdimin e procesit ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve.

Nga nëntori i kaluar kur është mbajtur seanca e fundit kanë kaluar 246 ditë apo 8 muaj e  4 ditë kanë kaluar nga koha kur për herë të fundit është mbajtur një seancë në procesin e njohur  për viza ndaj ish deputetit Ukë Rugova dhe ish-ministrit të kulturës, Astrit Haraqija dhe të akuzuarve të tjerë në rastin në lidhjen me aferën e vizave italiane.


Seanca e fundit në lidhje me këtë rast ishte mbajtur në muajin nëntor të vitit të kaluar nën udhëheqjen e gjyqtarëve të EULEX-it.

Që nga ajo kohë, EULEX ka përfunduar mandatin në Kosovë, lënda është transferuar tek gjyqtarët vendor ndërsa nuk është caktuar të mbahet ende ndonjë seancë.

Më 30 janar të këtij viti, u raportua se EULEX kishte hequr dorë nga gjykimi i këtij rasti duke e transferuar atë tek vendorët.

Që nga 30 janari, gjyqtarja e këtij rasti, Naime Jashanica nuk ka caktuar asnjë seanca në këtë gjykim.

Se nuk është caktuar seanca ende e konfirmoi edhe avokati i Ukë Rugovës Nexhat Shabani.

“Jo nuk është caktuar ende”, ishte përgjigja e shkurtër e Shabanit për Kallxo

Sipas aktakuzës së përpiluar nga Prokuroria Speciale, Ukë Rugova pjesë e  një grupi kriminal qëllimi i të cilit ishte përfitimit material duke furnizuar individë me Viza Shengen të BE-së nga Ambasada Italiane në Prishtinë, të cilat janë marrë në mënyrë të paligjshme ose përmes korrupsionit.

Sipas aktakuzës plot 556 viza italiane shengen ishin marrë nga Ambasada e Italisë në Prishtinë në lidhje me aktivitetet e grupit.

Së bashku më Ukë Rugovën në këtë rast janë të akuzuar edhe Izet Beqiri, Florjan Petani, Qefser Baholli, Astrit Haraqija, Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri, Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Driton Voca, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami.

Të akuzuarit e këtij rasti janë deklaruar të pafajshëm duke mohuar pretendimet e Prokurorisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Kalo në kategori