LAJMI I FUNDIT:

I shpëtoi ekstradimit, Puigdemont largohet nga Gjermania – nuk kursen lëvdatat as për rojet e burgut

I shpëtoi ekstradimit, Puigdemont largohet nga Gjermania – nuk kursen lëvdatat as për rojet e burgut
BERLIN, GERMANY - JULY 25: Carles Puigdemont, the Catalan separatist leader who had been indicted by Spanish authorities, leaves a press conference on July 25, 2018 in Berlin, Germany. Spain recently rescinded its international arrest warrant for him, leaving Puigdemont the possibility of returning to Belgium. He has been living in Germany since he was detained by German police earlier this year on the international Spanish warrant. (Photo by Michele Tantussi/Getty Images)

Në fjalën e tij para gazetarëve në Berlin në sallën ku zakonisht japin konferenca për shtyp ministrat apo kryeministrat, Carles Puigdemont nuk i kurseu lëvdatat për Gjermaninë, ku po qëndron që prej katër muajsh. Ai madje falënderoi edhe rojet e burgut në Neunmyster në Shlesvig, sepse ata e kishin trajtuar me respekt.

Pas shpalljes së referendumit për pavarësinë e Katalonjës nga Spanja si antikushtetues, Puigdemont u largua për në Bruksel, më pas shkoi në Finlandë, pastaj në Danimarkë dhe në fund përfundoi në Gjermani, ku e arrestuan për shkak të urdhër-arrestit nga Spanja.

Pas konfliktesh të gjata ligjore midis Gjermanisë dhe Spanjës, Gjykata e Lartë Rajonale në Shlesvig në veri të Gjermanisë e lejoi ekstradimin e tij vetëm për dyshimin për shpërdorim fondesh.


Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për autoritetet spanjolle, të cilët dëshirojnë ta padisin Puigdemont për rebelim dhe në këto kushte Gjykata e Lartë e Madridit hoqi dorë nga ekstradimi.

Me fjalë të tjera, për aq kohë sa Puigdemont nuk hyn në tokën spanjolle, ai është i sigurt nga ndjekja ligjore.

Puigdemont do të shkojë së shpejti në Bruksel.

Po çfarë do të bëjë atje?

“Unë do të rifilloj veprimtarinë time politike, kam një mandat nga qeveria ime!”

Çfarë do të thotë kjo nuk është shumë e qartë. Puigdemont thotë se është gjithashtu i hapur për bisedime me përfaqësuesit e Spanjës.

Konflikti katalanas në Spanjë më në fund është qetësuar disi.

Kryeministri i ri socialist Pedro Sánchez ka nisur kohët e fundit negociata me udhëheqësin rajonal, separatist Quim Torra.

Torra vazhdon ta konsiderojë Puigdemontin si president të ligjshëm rajonal dhe këmbëngul për të drejtën e vetëvendosjes në Kataloni.

Megjithatë Puigdemont një herë për një herë nuk mund të kthehet në Spanjë, sepse sipas ligjit spanjoll vepra penale e rebelimit, për të cilën parashikohen dënime me heqje lirie deri në 30 vjet, konsiderohet e pashkruar vetëm pas të paktën 20 vjetësh. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori