LAJMI I FUNDIT:

Si ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë

Si ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë

A keni vendosur ta kaloni fazën e puthjeve dhe përqafimeve? A është më në fund seksi në mendjen tuaj?

Nëse përgjigja juaj është një “PO” e madhe me plot vetëbesim, atëherë ju jeni e gatshme për të ikur nga ‘territori i virgjërisë’ në një territor të epshit ku priret të ndryshojë edhe trupi juaj, transmeton Telegrafi.


Seksi ju ndryshon në shumë mënyra, prandaj më poshtë i keni disa prej ndryshimeve të cilat i pëson trupi i femrës kur e humb virgjërinë.

Bëhuni e gatshme t’i shihni gjokset teksa ju zmadhohen dhe bëhen më të forta

Pas marrëdhënies seksuale madhësia e gjokseve mund të rritet deri në 25% ose edhe më shumë, varësisht nga niveli i eksitimit. Megjithatë, nuk do të qëndrojnë ashtu të mëdha përgjithmonë, por madhësia e tyre varet nga niveli i eksitimit që e keni.

Ndër tjerash, ato do të jenë edhe më të forta se ç’kanë qenë më parë.

Papritmas thimthat bëhen shumë të ndjeshme

Thimthat janë aseti më i madh që e keni, sepse janë në mesin e zonave më erogjene të trupit. Pas marrëdhënies seksuale, thimthat priret të ndryshojnë në atë mënyrë që iu rritet ndjeshmëria.

Kjo ndodh për shkak se seksi bën që më shumë gjak të qarkullojë në gjokse, areolë dhe në thimthë.

Regjioni vagjinal bëhet më fleksibil

Pas aktivitetit seksual, muret vagjinale dhe klitorisi fillojnë të zgjerohen. Seksi i përsëritur e bën më elastik, dhe vagjina zgjerohet në mënyrë që seksi të mos shkaktojë dhimbje por vetëm kënaqësi.

Mund t’ju vonohen menstruacionet

Për shkak të ndryshimeve të niveleve hormonale pas seksit, cikli juaj menstrual mund të vonohet për një apo dy ditë. Nëse vonesa është më e gjatë se një javë, kjo mund të jetë shenjë e ngjizjes.

Nëse keni bërë seks pa mbrojtje dhe keni simptoma si marramendja, dhimbja e kokës, ejt., më mirë bëjeni testin e shtatzënisë.

Do të jeni më e lumtur

Bëhuni e gatshme ta gëzoni një rrugëtim të kënaqshëm emocional pas herës së parë që bëni seks. Fajin për këtë e ka orgazma e mirë e cila e lironin hormonin që ju bën të lumtur – oksitoksinën.  /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Paralajmërim: Bebet nuk bën të pinë ujë sepse është rrezik – një gjë është shumë më e mirë për zhvillimin e tyre

Paralajmërim: Bebet nuk bën të pinë ujë sepse është rrezik – një gjë është shumë më e mirë për zhvillimin e tyre

Këshilla për prindër
Vetëdisiplinë apo dëshirë: Çfarë duhet bërë për të pasur marrëdhënie të mira vjehrra dhe nusja

Vetëdisiplinë apo dëshirë: Çfarë duhet bërë për të pasur marrëdhënie të mira vjehrra dhe nusja

Këshilla dhe arsye
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Këshilla për prindër
Kalo në kategori