LAJMI I FUNDIT:

Simiq: Vuçiq na tha se nuk ka zgjidhje për çështjen e Kosovës

Simiq: Vuçiq na tha se nuk ka zgjidhje për çështjen e Kosovës

Përfaqësuesit e Listës Serbe, kanë zhvilluar sot në Beograd një takim mbi katër orësh me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në të cilin kryesisht është biseduar lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Sipas zëvendëskryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq,  presidenti serb i informoi ata se aktualisht nuk ndonjë zgjidhje të prekshme për çështjen e Kosovës,  e cila do të mund t’iu ofrohej qytetarëve.

“Për pozitën e popullit tonë në Kosovë biseduam hapur. Ndërsa presidenti i Serbisë ka thënë se aktualisht nuk ka asnjë zgjidhje që do të ishte e prekshme”, ka thënë Simiq.


Siç raportojnë mediat beogradase, në takimin, i cili ka zgjatur më shumë se katër orë,  u bisedua kryesisht situatën politike dhe të sigurisë dhe pozitën e serbëve në Kosovë, dialogun që po zhvillohet në Bruksel, por edhe fazën në të cilën Serbia ndodhet aktualisht, përcjell Telegrafi.

Simiq gjithashtu vuri në dukje se përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova, në çdo rast dhe për gjithçka po konsultohen me Beogradin.

Nënkryetari i Listës Serbe theksoi se subjekti i tyre politik “ka besim absolut te presidenti Vuçiç dhe se ky besim kurrë nuk është vënë në pikëpyetje, siç dëshmuan edhe zgjedhjet në Kosovë”.

Ai porositi ata “të cilët e konsiderojnë veten patriotë dhe sulmojnë çdo propozim të mundshëm që përmendet … të ndalen me heroizëm për çështjen e Kosovës, sepse bëhet fjalë për të ardhmen e serbëve që jetojnë në ato zona, por edhe gjithë popullit serb”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori