Audi RS6 i ri do t’i ketë 600 kuajfuqi për të rivalizuar me BMW M5 dhe Mercedes-AMG E63 (Foto)
Rivalitet i lartë mes prodhuesve vendorë, por garën pritet ta fitojë RS6 i ri
Audi po bëhet gati të hyjë në betejë me BMW M5 dhe Mercedes-AMG E63, me gjeneratën e re të RS6, të sofistikuar në masë të madhe, që t’i mposhtë rivalët gjermanë, transmeton Telegrafi.
Sipas Autocar, ky model që lansohet gjatë vitit që vjen në Frankfurt Auto Show, do ta ketë të njëjtin motor 4.0-litra V8 që prodhon 605 kuajfuqi, i cili shfrytëzohet nga Porsche Panamera Turbo dhe Lamborghini Urus. Kjo është e njëjtë me fuqinë që ka RS6 Avant Plus, teksa ka 46 njësi më shumë se RS6 i tanishëm.
Sa për krahasim, M5 prodhon 600 kuajfuqi, ndërsa AMG E63 604 njësi. Energjia në RS6 do të dërgohet nëpërmjet tetë shpejtësive automatike, ndërsa platforma MLB, ia bën peshën më të lehtë se paraardhësi. Si rezultat, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për 3.6-sekonda, për një sekondë më shpejtë se Avant Plus.
Me këtë mundësi dhe aerodinamikën e shtuar, ky Audi do të zë shpejtësi maksimale prej 310 kilometrave në orë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
Mustang sedan? Pse jo
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë
Koncepti Bugatti Bolide, me 1,825 kuaj fuqi dhe shpejtësi maksimale mbi 500 km /orë
Kjo mund të jetë vetura revolucionare elektrike
SUV 3000 kuaj/fuqi apo Ferrari SF90?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare