LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Pala serbe, fajtore për pritjet në Merdare

Gashi: Pala serbe, fajtore për pritjet në Merdare

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi bashkë edhe me ushtruesin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Naim Rexha, kanë vizituar sot komunën e Podujevës ku janë pritur nga kryetari i komunës, Agim Veliu.

Në këtë takim ministri Gashi dhe kryetari Veliu kanë biseduar për çështjet që preokupojnë këtë komunë, ndërsa theks të veçantë i dhanë çështjes së rendit dhe sigurisë për qytetarët e Podujevës dhe shqetësimin për numrin e madh të aksidenteve që po ndodhin në rrugët e këtij rajoni dhe përkrahën krijimin e “Task Forcës” për siguri në komunikacion.


Gjithashtu në këtë takim u bisedua për rolin dhe angazhimin e policisë në mbrojtjen e pronës publike dhe private, veçmas në mbrojtjen e pyjeve nga prerësit ilegalë.

Pas takimit me kryetarin e komunës Gashi dhe Rexha kanë vizituar pikën e kalimit kufitar në Merdare për të parë nga afër se si po zhvillohen punimet aty.

“Sot realizuam një vizitë në Komunën e Podujevës, me qëllimin që të informohem për zhvillimet që komuna përballet dhe angazhimet që janë marrë shtesë në kuadër të komunës për t’u mobilizuar në ditët e verës. Ky mobilizim vjen si nevojë e shtimit të fluksit të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në perëndim, dhe në këtë drejtim komuna është zotuar që kanë marrë angazhime shtesë për të plotësuar kërkesat që qytetarët kanë”, tha Gashi.

Ai falënderoi UNOPS-in për punën e vazhdueshme që janë duke e bërë në këtë pikë kalimi, si një nga pikat më të frekuentuara momentalisht.

Kolonat në këtë pikë kalimi vijnë si rezultat i palës serbe e cila nuk po i respekton marrëveshjet e Brukselit, ndërsa probleme tek pala kosovare nuk ka dhe për një veturë pritja në pikë kontrollin e Kosovës zgjatë 3-5 minuta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Kronika e Zezë
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Lajme
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Politikë
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Kronika e Zezë
Kalo në kategori