LAJMI I FUNDIT:

Stamboll, shembet ndërtesa si pasojë e rrëshqitjes së tokës (Video)

Stamboll, shembet ndërtesa si pasojë e rrëshqitjes së tokës (Video)

Një ndërtesë katërkatëshe në lagjen Beyoğlu të Stambollit është shembur dy orë pas evakuimit si pasojë e rrëshqitjes së dheut, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara, ekipet e zjarrfikësit dhe ato shëndetësore janë dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet policore kanë mbyllur qarkullimin dhe kanë marrë masa të sigurisë në zonën përreth.

Autoritetet kanë zbrazur edhe apartamentet përreth në kuadër të masave parandaluese, duke ndërprerë linjat e rrymës elektrike, ujit dhe gazit natyror.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe kryetari i Bashkisë Beyoğlu, Ahmet Misbah Demircan, i cili tha se ndërtesa e rrëzuar është ndërtuar në vitin 1994 pa leje.

“Situata e të gjithë qytetarëve tanë të cilëve iu shemb shtëpia na përket neve. Ata janë mysafirët tanë… Është detyrë e jona të marrim përsipër përgjegjësinë mbi të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme materiale”, tha Demircan para gazetarëve.

Demircan paralajmëroi mbledhje në orët në vijim me të gjitha njësitë e shtetit dhe qeverisë për të diskutuar për ndihmat që do të ofrohen dhe për riparimin e ndërtesave të dëmtuara.

“Ajo që aktualisht është me rëndësi për ne është t’i marrim nën kontroll qytetarët që kanë mbetur në rrugë, fëmijët e tyre, t’i integrojmë dhe të mos lejojmë të përjetojnë probleme”, shtoi Demircan.

https://www.youtube.com/watch?v=lMdUhgtSgJY

Në trend Botë

Më shumë
Rritje e ekstremit të djathtë përmbys politikat kombëtare - çfarë mësuam nga zgjedhjet evropiane

Rritje e ekstremit të djathtë përmbys politikat kombëtare - çfarë mësuam nga zgjedhjet evropiane

Evropa
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia

Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia

Botë
Njëri po fillonte fluturimin, tjetri po ateronte - momenti kur dy aeroplanë pothuajse u përplasën me njëri-tjetrin në pistën e aeroportit të Mumbait

Njëri po fillonte fluturimin, tjetri po ateronte - momenti kur dy aeroplanë pothuajse u përplasën me njëri-tjetrin në pistën e aeroportit të Mumbait

Botë
Ukraina sulmon për herë të parë me aeroplan luftarak një objektiv brenda Rusisë

Ukraina sulmon për herë të parë me aeroplan luftarak një objektiv brenda Rusisë

Botë
Dita më vdekjeprurëse e Putinit, mbi 1,200 trupa ruse të vdekur në vetëm 24 orë

Dita më vdekjeprurëse e Putinit, mbi 1,200 trupa ruse të vdekur në vetëm 24 orë

Botë
Amerikanja kurrë nuk e kthen karrocën e dyqaneve - zbulohet pse e bën këtë, arsyeja shkaktoi një lumë komentesh

Amerikanja kurrë nuk e kthen karrocën e dyqaneve - zbulohet pse e bën këtë, arsyeja shkaktoi një lumë komentesh

Amerika
Kalo në kategori