LAJMI I FUNDIT:

52 organizata kërkojnë të mos rrënohet shkolla e të verbërve në Pejë

52 organizata kërkojnë të mos rrënohet shkolla e të verbërve në Pejë

Paralajmërimi për ndërtimin e Gjykatës Themelore në vendin e shkollës së të verbërve në Pejë, ka nxitur reagimin e 52 organizatave joqeveritare të cilët po e kundërshtojnë një gjë të tillë.

Një grup prej 52 organizatave kosovare sot ju ka drejtuar me një kërkesë ministrave të tri ministrive kosovare: Mahir Yagcilar në Ministrinë në Administratës publike; Skender Reçica, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies sociale, Abelard Tahiri në Ministrinë e Drejtësisë dhe kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, lidhur me rrënimin e paralajmëruar të objektit të QBMK Xheladin Deda (shkolla e të verbërve) në Pejë.

Kërkesa është nisur nga Syri i Vizionit, Shoqata e të verbërve të Kosovës dhe QBMK “Xheladin Deda”, kurse është mbështetur nga shumë organizata të tjera. Ata kërkojnë që të gjendet një lokacion tjetër për ndërtimin e Gjykatës Themelore në Pejë, dhe të mos rrënohet shkolla e të verbërve për këtë.


Njoftimi i plotë:

52 organizata – Kërkesë lidhur me objektin e QBMK “Xheladin Deda” në Pejë

Drejtuar:
• Ministrisë së Administratës publike, ministrit Mahir Yagcilar
• Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies sociale, ministrit Skender Reçica
• Ministrisë së Drejtësisë, ministrit Abelard Tahiri
• Komunës së Pejës, kryetarit Gazmend Muhaxheri
Për njoftim edhe: Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Kërkesë lidhur me objektin e QBMK “Xheladin Deda” në Pejë

Të nderuar,
Ne si organizata të shoqërisë civile në Kosovë, me shqetësim e kemi marrë lajmin se objekti i QBMK “Xheladin Deda” në Pejë mund të rrënohet. Në ditët e kaluar ne kemi marrë shqetësime dhe kërkesa të pafund nga qytetarët nga gjithë Kosova, nga komuniteti i të verbërve të Kosovës dhe familjet e tyre, si dhe nga punëtorët profesionalë që punojnë në këtë Qendër Burimore, që është ndër institucionet arsimore me rrjetin më të madh të bashkëpunimit ndërkombëtar. Të gjitha këto kërkesa janë të bazuara në paarsyeshmërinë e këtij plani për rrënim, për shkak të ndjeshmërisë që ka kjo kategori, investimeve, infrastrukturës së përshtatur dhe qasjes së personave të verbër, por edhe për shkak të vlerave arkitektonike dhe të trashëgimisë historike që ka objekti, i cili është pjesë e trashëgimisë nga periudha e Austrohungarisë dhe ka pasur shumë funksione në të kaluarën 100 vjeçare të saj për qytetarët e Pejës.
Bazuar nga sa u tha më sipër, ju drejtohemi Ju me kërkesat në vazhdim:
1. Informimin e plotë të publikut, ofrimin e gjithë dokumentacionit lidhur me planin e rrënimit të objektit, në mënyrë që të realizohet transparenca e plotë dhe publiku të jetë i pajisur me informatat e duhura për të krijuar një gjykim të drejtë për gjithë këtë proces.
2. Anulimin e menjëhershëm të memorandumit dhe gjetjen e një lokacioni tjetër për ndërtimin e Gjykatës Themelore në Pejë.
3. Fillimin e një programi të investimeve në këtë objekt me rëndësi, në mënyrë që të ruhet arkitektura e objektit që ka një vlerë të veçantë për qytetin e Pejës, por edhe të zhvillohen më tej shërbimet profesionale që ofrohen në këtë institucion.

Pejë, 24 korrik 2018

Grupi Iniciues i përberë nga:
1. Syri i Vizionit
2. Shoqata e të verbërve të Kosovës
3. QBMK “Xheladin Deda”

Me mbështetje nga:
4. SBASHK
5. Ec ma ndryshe
6. Fondacioni Lumbardhi
7. Rrjeti i Grave të Kosovës
8. ORCA
9. Into the Park
10. Gaia Kosovo
11. KDI
12. Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar
13. Shoqata e gazetarëve të Pejës
14. Anibar
15. DokuFest
16. KCSF
17. QBMK “Nëna Terezë” Mitrovicë
18. ATRC
19. Komiteti i grave të verbra të Kosovës
20. Evolution Dance
21. Durmish
22. Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS
23. OJQ Labyrinth
24. CDF
25. QBMK “Përparimi”
26. Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
27. Agjensioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Rajonal
28. Varg e Vi
29. Shoqata Numizmatike Shqiptare “Demastion”
30. Trentino con il Kossovo
31. Lets Do It Peja
32. QBMK Lef Nosi
33. Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD
34. Trashëgimia kulturore pa kufij, CHWB Kosova
35. The ngo Frabaac
36. 7Arte
37. QBMK Nëna Terezë, Prizren
38. OJQ ZANA
39. Fondacioni Shtatëmbëdhjetë – 17
40. Organizata Çohu
41. Lda Kosovo
42. Qendra për Politika dhe Avokim- QPA
43. Youth Initiative for Human Rights – Kosovo
44. Shoqata “7 Shtatori”
45. KIPRED
46. Unioni i Punëtoreve Socialë të Kosovës
47. Today Towards Future
48. Kosovo Architecture Foundation
49. DoCoMoMo Kosova
50. OJQ RRITU- Termokiss
51. QEMD “FINCH”
52. Shoqata Kosovare e te Shurdherve

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori