Aksionet e Netflix janë dyfishuar këtë vit për shkak të raporteve për rritjen e të ardhurave, por edhe për rritjen e numrit të abonentëve. Megjithatë Netflix nuk është performuesi më i mirë në S&P 500 në 2018.
Gjithashtu nuk është as Twitter (TWTR) apo Amazon (AMZN). Titulli tashmë i takon Abiomed, një kompani e pajisjeve mjekësore, e cila u bë pjesë e bursës S&P 500 në fund të muajit maj.
Shitjet e Abiomed (ABMD) janë rritur me 125% këtë vit. Kompania prodhon pompën e zemrës Impella, një pajisje që ndihmon në nxitjen e qarkullimit dhe rritjen e performancës kardiake.
Abiomed është duke u zhvilluar në të njëjtën mënyrë sikurse Netflix (NFLX). Të dyja kompanitë kanë diçka që investitorëve u intereson siç janë shitjet e shumta dhe rritja e fitimit.
Analistët e Wall Street-it presin që Abiomed të raportojë rritjen e shitjeve prej rreth 30% këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Ndërsa, fitimet duhet të jenë rreth 45% këtë vit dhe gati 35% vitin e ardhshëm.
Analistët kanë qenë vazhdimisht duke rritur parashikimet e fitimit për kompaninë dhe Wall Street vazhdon ta pëlqejë këtë titull sepse është më shumë se dyfishuar.
Por Abiomed, sikurse Netflix, ka aksione tepër të shtrenjta. Ndërmarrjet më të mëdha mjekësore të firmave si Medtronic (MDT) dhe Abbott Laboratories (ABT) tregtojnë 17 dhe 22 herë vlerësimet e fitimeve për vitin 2018. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë