Kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak (BNV) Sulejman Uglanin, ka deklaruar sot se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk është president i boshnjakëve, kurse kryeministrja Ana Brnabiq dhe anëtarët e Qeverisë së Serbisë nuk janë kryeministre as ministra të boshnjakëve në Serbi.
“Organet shtetërore serbe të shtetit serb, janë përfaqësues legjitimë të popullit serb interesat e të cilëve ata i përfaqësojnë, dhe mendoj se mirë po e bëjnë këtë. Ne duam të flasim me ta për marrëdhëniet e ardhshme, por ata nuk janë kryeministrat, presidentët, ministrat ose deputetët tanë. As Vuçiq, as Brnabiq, as Daçiq, as Vulin. Le ta heqin këtë nga kokat e tyre”, tha Ugljanin në një konferencë shtypi.
Siç raporton “Beta”, Uglanin ka thënë se Këshilli Kombëtar i Boshnjakëve si përfaqësues i interesave të boshnjakëve në Serbi, në përputhje me ligjin ka ftuar ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli për të vizituar Novi Pazarin, të cilin autoritetet serbe nuk e lejuan, duke bërë kërcënime të rrezikshme ndaj boshnjakëve dhe përfaqësuesve të tyre legjitimë, të zgjedhur, përcjell Telegrafi.
“Dëgjova se presidenti serb i shtetit serb, Vuçiq, ka deklaruar se përkujdeset për boshnjakët. Mos të shqetësohet ai për boshnjakët, sepse ata, për të cilët ai është përkujdesur, kanë përfunduar në Srebrenicë, 8,372 prej tyre. Deklarata e Vuçqit se 100 boshnjakë duhet të vritet për një serb, ka inspiruar krimet kundër boshnjakëve në Srebrenicë, Sanxhak dhe në Kosovë”, tha Uglanin.
Ai ka kërkuar nga kryeministrja serbe, Ana Brnabiq që të kërkojë falje për kërcënimet ndaj muslimanëve dhe përfaqësuesve të tyre dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe Kombeve të Bashkuara që të shqyrtojnë kërcënimet e saj.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Këshilli Kombëtar Boshnjak me ftesën që i ka bërë Pacollit e ka njohur pavarësinë e Kosovës, Uglanin tha se Kosova është njohur nga 147 shtete.
“Po të ishim ne shtet [Sanxhaku], unë menjëherë do ta njihja [Kosovën]. Por, nuk jemi”, tha Ugljanin.
Ai njoftoi se së shpejti do të vizitojë Kosovën dhe do të takohet me Pacollin për t’iu falënderuar për vullnetin e tij të mirë dhe gatishmërinë për të vizituar Novi Pazar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite